Gjimnazistët e “Loyola”-s në Prizren dhurojnë të holla për 8 vjeçarin me leukemi nga Korisha

Fal iniciativës së nxënësve dhe stafit të gjimnazit “Loyola” në Prizren, të martën është mbajtur një garë vrapimi me rastin e Ditës së Evropës, ndërsa pjesëmarrësit kanë dhuruar të holla që i dedikohen një 8 vjeçari të sëmurë me leukemi nga fshati Korishë.

Qindra nxënës të gjimnazit “Loyola”, kanë vrapuar nga Shtëpia e Bardhë në Prizren deri tek Sheshi i Lidhjes, për të shënuar 9 Majin – Ditën e Evropës, por kjo garë kishte edhe karakter humanitar, pasi pjesëmarrësit kanë participuar me shumë simbolike parash, të cilët do t’i dedikohen vogëlushit 8 vjeçar nga Korisha, Bleron Dullaj, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

Dora Ukimeri, Kledian Hamzaj, Alb Zenelaj dhe Rron Kurtaj, ishin tejet të kënaqur me aktivitetin e sotëm, pasi që përveç garës, ata me mundësitë tyre po ndihmonin bashkëmoshatarin e tyre të sëmurë, të cilit i nevojitet përkrahje financiare për shërim.

Kjo iniciativë e nxënësve thotë se e kishte bërë krenar edhe drejtorin e këtij institucioni arsimor, Aksel Bydefeld, pasi që kanë arritur të grumbullojnë rreth 3 mijë euro për ta ndihmuar bashkëmoshatarin e tyre nga Korisha.

Përveç participimit në garë, nxënësit kanë shitur edhe ëmbëlsira, ku paratë e grumbulluara gjithashtu i janë dedikuar Bleronit të sëmurë. /TV Prizreni/

Për çdo respekt: NXËNËSIT E GJIMNAZIT “LOYOLA” ORGANIZOJNË KROS PRANVEROR NË DITËN E EVROPËS SI DHE GRUMBULLOJNË 3 MIJË EURO PËR VOGËLUSHIN E SËMURË, BLERON DULLAJ NGA KORISHAFal iniciativës së nxënësve dhe stafit të gjimnazit “ Lojola” në Prizren, të martën është mbajtur një garë vrapimi me rastin e Ditës së Evropës, ndërsa pjesëmarrësit kanë dhuruar të holla që i dedikohen një 8 vjeçari të sëmurë me leukemi nga fshati Korishë. Qindra nxënës të gjimnazit “ Loyola”, kanë vrapuar nga Shtëpia e Bardhë në Prizren deri tek sheshi i Lidhjes, për të shënuar 9 majin Ditën e Evropës, por kjo garë kishte edhe karakter humanitar, pasi pjesëmarrësit kanë participuar me shumë simbolike parash, të cilët do t’i dedikohen vogëlushit 8 vjeçar nga Korisha, Bleron Dullaj, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Dora Ukimeri, Kledian Hamzaj, Alb Zenelaj dhe Rron Kurtaj, ishin tejet të kënaqur me aktivitetin e sotëm, pasi që përveç garës, ata me mundësitë tyre po ndihmonin bashkëmoshatarin e tyre të sëmurë, të cilit i nevojitet përkrahje financiare për shërim. Kjo iniciativë e nxënësve thotë se e kishte bërë krenar edhe drejtorin e këtij institucioni arsimor, Aksel Bydefeld, pasi që kanë arritur të grumbullojnë rreth 3 mijë euro për ta ndihmuar bashkëmoshatarin e tyre nga Korisha. Përveç participimit në garë, nxënësit kanë shitur edhe ëmbëlsira, ku paratë e grumbulluara gjithashtu i janë dedikuar Bleronit të sëmurë …

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Dienstag, 9. Mai 2017

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit