11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Haradinaj viziton kompaninë “Liri” në Prizren: Këtu prodhohen produktet më të mira

Kryeministri Ramush Haradinaj vizitën e tij e vazhdoi në kompaninë “Liri” në Prizren, ku tha se kjo kompani ka prodhime shumë kualitative e cilësore dhe është brend i yni ku i fton gjithë qytetarët të blejnë dhe konsumojnë prodhime të bendeve kosovare, raporton Ekonomia Online.

 “Shprehi kënaqësinë që jemi këtu ku prodhohen produktet më të mira është lënda e parë e kualitetit më të lartë puna është e teknologjisë më të mirë nga njerëzit tanë dhe falënderoj pronarët që po ofrojnë produkte më të mira është brend i yni  i Kosovës dhe arritja e prodhimit këtu për vende të punës e rrit edhe buxhetin dhe investimet”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se prodhimi në këtë kompani dhe në përgjithësi në Kosovë është rritur 100%.

“Nëse ky produkt prodhohet në Kosovë vje një vlerë e caktuar 20 apo 30 cent është më i mirë se secili produkt tjetër me këtë çmim sepse askush nuk mundet me prodhu e me pru këtë me të njëjtin çmim, tha ai.

Haradinaj tregoi se fëmijët e tij nuk i konsumojnë prodhimet e huaja, ai shtoi se Sempre është shumë më e mirë se sa Plazma e Serbisë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se qeveria duhet të i kushtoj më shumë vëmendje prodhuesëve vendas që ta rrisin prodhimin e tyre dhe të jetë sa më cilësor.

“Fabrika liri është nga Prizreni, më mirë është prodhimi në këtë fabrikë edhe taksa ka ndiku më shumë kështu që prodhimet vendore të kenë më shumë vend në tregun  e Kosovës, edhe qeveria do i kështu vëmendje më shumë prodhueseve vendor”, tha Haskuka.

Ndërsa, Drejtori i Kompanisë “Liri”, Liridon Kalanderi tha se që nga vënia e taksës ndaj shtetit të Serbisë prodhimi në këtë kompani është shtuar, po ashtu edhe ka pasur rritje të punësimit të punëtorëve.

“Kemi nderin me prit në vizitë kryeministrin që ka ndarë kohën për të vizituar kompaninë për të parë nga afër punët e kompanisë sonë që tani po punojmë me kapacitete maksimale ku pas vendosjes së taksës kemi shtuar numrin e punëtorëve është shtuar edhe orari i punës ku po punohet me 3 ndërrime”, tha ai.

“Ne kemi treguar sukses të vazhdueshëm këto kohë ku kemi parë se kemi kapacitet për zëvendësimin e produkteve të cilat kanë ardh më herët nga Serbia kemi produkte kualitative dhe të standardizuara dhe produktet tona i kem i shtrirë edhe në tregun evropian me këtë i kemi treguar popullit që u garantojmë për cilësi e kualitet dhe nuk ka nevojë për shqetësime pas vendosjes së taksës”, tha Kalanderi./ekonomiaonline.com/

Më Shumë

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Lajmet e Fundit