3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kilaj: LDK-ja largoi nga puna për një intervistë Shaqir Totajn

Zëvendës ministri i Ministrisë së Financave që vjen nga radhët e PDK-së,Isni Kilaj ka zbuluar disa emra të personave që sipas tij janë larguar nga puna nga LDK-ja për të vendosur militantë të partisë së tyre.

Ai në emisionin “Republika” me Dardan Gashin i ka deklaruar se me ardhjen e Avdullah Hotit, në Minisitri, njerëzit janë larguar pa asnjë fakt, dhe pa asnjë element që do ndikonte në punën e tyre.

Shaqir Totaj sipas tij është larguar vetëm për shkak të një interviste që ka dhënë.

Këshilli i pavarur mbikëqyrës i Kosovës e ka kthyer atë në punë por ministria nuk ka pranuar ta kthejë.

Pastaj ai ka përmendur Fikret Ibrahimaj drejtor regjional ne Ferizaj,i cili gjithashtu është larguar nga puna në vitin 2015

Ilir Murtezi nga ATK dhe shumë persona të tjerë, për të cilat Kilaj fajëson koalicionin qeverisës LDK-në.

Kilaj ka treguar se e ka njoftuar edhe kryeministrin për këto largime por që ai i ka thënë vetëm se do merret me këtë por se nuk ka bërë asgjë

Më Shumë

Lajmet e Fundit