8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Komuna e Prizrenit synon rikthimin e kalldërmit në të gjitha rrugët e Qendrës Historike

Komuna e Prizrenit është duke punuar në rrugët e Qendrës Historike të qyteti ku po sanon dëmtimet qe janë bërë në këto rrugë, ndërsa nuk mohon mundësinë që të gjitha rrugët e kësaj pjesë të qyteti të shtrohen me kalldrëmë.

Komuna e Prizrenit përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se rrugët në Qendrën Historike të qytetit, janë në gjendje të mjerueshme prandaj në këto rrugë janë duke u zhvilluar punimet.

“Kalldërmet e rrugëve në Qendrën Historike të qytetit, janë në gjendje të mjerueshme. Gjatë punimeve në të kaluarën, kalldërmet nuk janë kthyer në vendin e vet, janë dëmtuar, ose nuk janë rivendosur si më parë. Nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në këtë rrugë jemi duke vazhduar punët në trotuare dhe pas përfundimit të intervenimeve në trotuare do të vazhdojmë me sanimin e kubëzave në rrugë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi tregon tutje se është duke u menduar që të gjitha rrugët e kësaj pjesë të qyteti të shtrohen me kalldrëmë edhe pse një investim i tillë do i kushtojë komunës.

“Në të ardhmen mendojmë për rikthimin e kalldërmit në të gjitha rrugët e Qendrës Historike të qytetit. Ndonëse është projekt i kushtueshëm, për vizitorët e qytetit të Prizrenit kalldërmi është “guri” identifikues ku shtrihet qyteti i vjetër i Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po pritet për ratifikim...

Lajmet e Fundit