8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Krasniqi: Ischinger më tha se gjermanëve po u kërkohet haraç

Kryetari i Këshillit Kombëtar nga NISMA e Kosovës, Jakup Krasniqi, ka theksuar se prezantimi i kancelares Anglea Merkel me Isa Mustafën për kompaninë gjermane e cila kishte 2 vjet në pritje për investime, është treguesi më i mirë se Kosova nuk ofron mundësi për investime.

Krasniqi ka deklaruar se ish-diplomati Ischinger i kishte thënë se bizneset gjermane nuk vijnë në Kosovë, sepse atyre ju kërkohen të holla.

Të njëjtin fat sipas tij e ka pasur edhe Telekomi i Kosovës, i cili e ka humbur vlerën e vet, duke shtuar se vendet serioze si Gjermania, për të investuar kërkojnë krijimin e kushteve dhe konsiderimin e kërkesave të tyre.

Sipas Krasniqit, interes i Kosovës është zhvillimi ekonomik e jo pengesa për të u investuar në Kosovë.

Ai ka komentuar edhe koalicionin qeverisës LDK-PDK, duke thënë se është turp që këto dy parti merren veç me dialogun dhe Gjykatën Speciale, ndërsa problemet më të rëndësishme të qytetarëve po i lënë anash.

Sipas tij, liderët e partive në Kosovë nuk janë liderë që interesin primarë e kanë jetën e qytetarëve, por punojnë për interesa personale dhe grupore.

Ai ka vlerësuar se këshilltarët e tyre vetëm po ua bëjnë qejfin liderëve të vet duke i komplimentuar në format si “shef ti je i mirë” dhe “po dukesh mirë”.

Sa i përket bisedimeve me Serbinë, Krasniqi është i mendimit se këto bisedime nuk janë në rrugën e duhur dhe sipas tij, Pakoja e Ahtisaarit do të ndikojë negativisht në këto bisedime.

Ai thotë se delegacioni kosovar ka shkuar i papërgatitur dhe nuk kanë pasur asnjë agjendë të duhur për zhvillimin e këtyre bisedimeve. Këto deklarata ai i ka bërë në emisionin “Rrokum Roll” në kanalin Rrokum TV.

Ndërsa ai mendon se delegacioni kosovar ka bërë kompromise të dhimbshme, dimensionet e të cilëve nuk janë të njohura për publikun.

Ai ka komentuar edhe çështjen e Gjykatës Speciale duke thënë se riprocedimi i Speciales në kuvend është pothuajse i pamundur.

“Me zor bëhet gjithçka, por çdo përpjekje me dhunë e prish të gjithë sistemin dhe si e tillë e prish edhe demokracinë”

Krasniqi fajin ia ka drejtuar liderëve të sotëm politik, si fajtorë kryesorë për këtë situatë me Gjykatën Speciale, sepse sipas tij ata në çdo formë po mundohen të arrijnë synimet e veta.

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Lajmet e Fundit