11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

LDK-ja në Zhur akuzon Isa Mustafën, për kandidaturën e “Eqës”

IsaMustafa-LDKDega Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Zhur është e mllefosur në liderin e tyre, Isa Mustafa. Kryetari i Degës, Shukri Vezaj tha se Isa Mustafa ka emëruar Eqrem Kryeziun për kryetar të Prizrenit, po u konsultuar.

“Jemi shumë të shqetësuar me veprimet e fundit të Kryesisë së Lidhjes Demoratike të Kosovës, si dhe të kryetarit, Isa Mustafa. Mënyra dhe veprimi i nominimit të Eqrem Kryeziu për kryetar të komunës së Prizrenit, Mustafa e ka bër pa konsultime paraprake me Degën e Zhurit dhe me strukturat e Degës së Prizrenit”, tha Vezaj.

Sipas tij, Dega e LDK-së në Zhur, pas emërimit të Kryeziut për kryetar të Prizrenit, ka mbajtur një mbledhje në të cilën ka shqyrtuar situatën e krijuar në LDK. “Dega në Zhur në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur më datë 10.07.2013, shqyrtoi aktualitetin politik si dhe përgatitjet për zgjedhjet komunale të vjeshtës, të cilat pritet të mbahen më 3 nëntor 2013. Pyetja e vetme që ka mbetur pa përgjigje ka qenë se a thua më 03 nëntor 2013 a do të fitojë LDK-ja në Prizren me njerëz të ricikluar dhe të humbur në zgjedhjet e kaluara ?.”, tha Vezaj.

Sipas tij, LDK-ja në Zhur është e mllefosur për veprimet joparimore të Isa Mustafës. “Emërimi është bërë në kundërshtim me vendimet e KP të LDK-së, me normat e Statutit të LDK-së, dhe me vetë me deklaratat zyrtare të kryetarit të LDK-së, z. Isa Mustafa”, tha Vezaj.

Ai tha se qytetarët e Prizrenit janë të zhgënjyer me qeverisjen e PDK-së, prandaj LDK-ja është dashur të gjen një mënyrë tjetër të largimit të kësaj qeverie. “Në vazhdën e këtij trendi, jemi të bindur së zgjedhjet e vjeshtës do të sjellin në skenë alternativën tonë qeverisëse, dhe, për t’u arritur kjo, Kryesia konstatoi se zhvillimet e fundit rreth nominimit të kandidaturave për kryetar komunash nuk janë aspak në përputhshmëri me normat statutore të LDK-së”, tha Vezaj.

Kryetari Vezaj ditë më parë ka thënë se LDK-ja në Zhur do të përkrah kandidaturën e Kryeziut, pavarësisht mënyrës së emërimit të tij. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Në Rahovec vidhet filtri për pastrimin e mbeturinave në lum

Në Rahovec është vjedhur filtri që shërben për pastrimin e mbeturinave në lum. Siç shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, vlera e...

Lajmet e Fundit