11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Malisheva hyn në vitin e pestë që s’ka raste të vdekjeve nga rriqrat

Në territorin e komunës së Malishevës është duke vazhduar fushata e dezinsektimit të zonave endemike.

Sipas një njoftimi nga komuna, edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare është rritur shkalla e gatishmërisë për ofrimin e shërbimeve për rastet e thumbimeve nga rriqrat, që janë bartës të virusit të EHKK-së.

“Po ashtu edhe në QKMF në Malishevë, është rritur gatishmëria nga ana e stafit profesional, të cilët merren me trajtimin e rasteve të thumbuara nga rriqrat. Krahas largimit të rriqrave në mënyrë profesionale, në QKMF, bëhen edhe analizat e personave të thumbuar, dhe për këtë qëllim edhe laboratori, punon me orar të zgjatur, ndërsa regjistrohen edhe të gjitha rastet që paraqiten për trajtim në QKMF”, thuhet në njoftim.

Në Malishevë sivjet nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me virusin e etheve hemorragjike, krime kongo, virus që bartet nga rriqrat te njeriu. Malisheva ka hyrë në vitin e pestë, që nuk ka raste të vdekjeve nga rriqrat, si dhe në vitin e katërt radhazi, që nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me virusin e EHKK.

Sipas nënkryetarit të komunës, Hajdin Berisha, “kjo është rezultat i punës së vazhdueshme të të gjitha organeve kompetente, si në nivelin lokal ashtu edhe në nivelin qendror, pasi është duke u trajtuar seriozisht kjo situatë dhe është duke u bërë një punë e jashtëzakonshme në trajtimin e situatës epidemiologjike, dhe rezultati është se nuk kemi rast të infektimit apo të vdekjeve”.

Më Shumë

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Lajmet e Fundit