11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Malishevasit dhurojnë gjak vullnetarisht përsëri

Brenda një muaji, dhuruesit vullnetarë të gjakut në komunën e Malishevës, përsëri i janë përgjigjur një organizimi të dhënies vullnetare të gjakut.

Kësaj radhe, Kuvendi i të Rinjve të Komunës së Malishevës, në kuadër të aktiviteteve të tyre, në bashkëpunim me Entin për Transfuzionin e Gjakut kanë organizuar aktivitetin “Dhuro gjak, Shpëto jetë”.

Aktivitetin e ka përkrahur edhe i pari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, njofton Klan Kosova.

Aksioni është përkrahur jo vetëm nga të rinjtë aktivistë të Kuvendit të të Rinjve, por edhe nga qytetarë të tjerë, të cilët kanë mundësi që të dhurojnë gjak.

Lulzim Buzhala, kryetar i Kuvendit të të Rinjve të komunës së Malishevës, ka thënë se “ky është prej aktiviteteve të tyre të vazhdueshme, që bëjnë, ndërsa aksioni për dhurimin vullnetar të  gjakut, është veprimi më njerëzor dhe më me vlerë që ne mund të bëjmë”.

Më Shumë

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Lajmet e Fundit