“Për një Has të pastër”

Fondacioni për Zhvillim ‘’Drini’’ në koordinim me ‘Let’s Do it Kosova’, do të organizojnë një aksion pastrimi në fshatrat e Hasit.

Ky aktivitet do të filloj me datë 24.05.2019, ditë e Premte duke filluar nga ora 10:00, transmeton TV Prizreni.

Ky është njoftimi i plotë i fondacionit nga Hasi:

Fondacioni për Zhvillim ‘’Drini’’ themeluar nga Z. Kastriot Shatri dhe Z. Taulant Hodaj, në bashkëpunim me organizatën ‘’Let’s Do It Kosova’’, ju fton të merrni pjesë në aksionin e pastrimit me moton ‘’Për një Has të Pastër’’ që do të mbahet në fshatrat e Hasit duke përfshirë fshatin Gjonaj, Mazrek, Krajk, Bregu i Drinit, Lukinaj, Romajë, Kabash, Lugizhdë, Kushnin dhe Demjan.

Aktiviteti do të mbahet më 24.05.2019, ditë e Premte duke filluar nga ora 10:00!
Për vullnetarët nga Prishtina, nisja do të bëhet nga zyra e Let’s Do It Kosova në Pejton, në ora 8:30,

Ndërsa vendtakimet tjera për nxënësit dhe banorët e fshatrave janë të cekura në foto.
Me këtë iniciativë synojmë të kontribojmë sadopak në pastrimin dhe mbajtjen pastër të ambientit.
Bashkohuni me ne!

Më Shumë

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit