20.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Prizren/ Paraburgim ndaj dy shtetasve të Shqipërisë për kontrabandim me migrantë

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të ndaj të pandehurve me iniciale L.B. dhe A.R. nga Tirana, Republika e Shqipërisë, për shkak dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “kontrabandimi me migrantë”.

Në njoftimin e Themelores thuhet se ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit duke pasur parasysh mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe rrethanat në të cilat është kryer.

“Të pandehurit janë kapur në flagrancë nga policia kufitare si dhe viktimat e rastit duke e kaluar kufirin ilegalisht me çka edhe e kanë cenuar rëndë rendin kushtetues dhe juridik të vendit. Të pandehurit kishin qenë duke i pritur këto viktima për t’i dërguar në destinacionin ku ata kanë planifikuar e që deri më tani nuk dihet. Pesha e rëndë e kësaj vepre penale, pasojat që mund të shkaktohen nga kjo vepër penale me çka rrezikohet edhe siguria e Republikës së Kosovës, me faktin se në kohët e fundit janë rritur rastet e kontrabandimit të migrantëve nga vendet e lindjes që Republikën e Kosovës tentojnë ta shfrytëzojnë si vend transit apo destinacionin për kalimin ilegal të migrantëve. Nga rrethanat e tjera të këtij rasti qëllimin e përfitimit të dobisë pasurore si dhe duke pasur parasysh se të pandehurit janë shtetas të huaj dhe viktimat janë po ashtu shtetas të huaj, tregojnë rrezikun se të pandehurit po të lihen në liri do të përsërisin edhe vepra tjera penale të kësaj natyre, duke e parë edhe rritjen e numrit të madh të këtyre veprave penale do të kishte edhe ndikim negativ ne opinion”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Themelore për vendimin e marrë.

Masa e paraburgimit do t’u llogaritet prej datës së arrestimit, 10.11.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 09.12.2019.

Më Shumë

Rahoveci për herë të dytë apo Kastrioti për herë të parë

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në ndeshjen për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton”...

Paralajmërim, varianti i ri i Covid përhapet me shpejtësi: Ngjirja e zërit si shenja e parë

Varianti i Covid Stratus, i njohur edhe si XFG, po përhapet me shpejtësi në të gjithë popullatën dhe ka një simptomë të hershme delikate...

Lajmet e Fundit