16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rrezikohet jeta e qytetarëve nga gërmadhat e ish- hotelit “Andi” në Prizren

Ish- hoteli “Andi” tashmë është caktuar të jetë muze shqiptaro- – hebraik, si dhe të bëhet një sinagogë hebraike. Kohë më parë Komuna filloi intervenimin dhe tanimë ajo ndërtesë është shndërruar në një rrezik permanent për jetë njerëzish, e kjo ka shqetësuar tej mase qytetarët. Ajo familje që tashmë rrezikohet në secilin minutë është pikërisht familja e Bujar Ademajt. Bujari, duke folur për gazetën “Kosova Sot”, tregon se jeta e familjarëve të tij është në rrezik shkaku i kësaj gërmadhe. “Druaj se do të ketë rrezik për shumë jetë njerëzish”, tregon ai për gazetë.

Bujar Ademaj tregon se këtë objekt që kanë filluar ta rrënojnë së pari rrezikon familjen e tij. “Këtu e kam parkingun dhe nëse bie shi këtu dikush do të vdesë”, është shprehur ai dhe ka shtuar: “Ata që duan të ruajnë këto gërmadha me këtë gjendje të flasin si të duan. Unë e vlerësoj mbi të gjithë jetën e njeriut”. Qytetari Adem Metaj pohon se këtu shpesh e ka sjellë në parking veturën. “Por, tani beso se kjo pamje më trishton dhe kam frikë se një ditë mund të më zë mua dhe veturën time, andaj tashmë kam filluar të iki nga ky parking. E kuptoj se tashëm rreziku për jetën e shumë qytetarëve është permanent”, shprehet ai.

Lidhur me këtë ne kemi marrë prononcimin e Islam Thaçit, drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në Prizren. Ai për këtë rast ka thënë për “”Kosova Sot” se pas formimit të komisionit për vlerësimin e objekteve që paraqesin rrezikshmëri në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore, Drejtoria e Emergjencës ka kërkuar nga Drejtoria e Inspektorateve që të bëjnë pastrimin rrënojave të objektit në fjalë, pas pastrimit Drejtoria e Inspektorateve ka kërkuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, pasi të bëjë evitimin e rrezikshmërisë, me raport të precizohet se çka duhet të ndërmerret që të vendosë masa mbrojtëse për objektin në fjalë. Tani për këtë objekt, edhe pse me vendim të Asamblesë Komunale, i është dhënë në shfrytëzim Qendrës Hebraike të Kosovës, edhe pse në buxhet nga Qeveria e Kosovës janë të ndara 50 mijë euro ende s’kemi asnjë hap veprimi në këtë drejtim.

QRTK-ja ka kërkuar nga KK Prizren që të ruhet pjesa ballore e objektit për shkak vlerësimit se duhet të ruhet. Mirëpo,deri tani as mjetet e parapara për këtë vit s’janë adresuar për fillim punimesh e as DShP-ja s’ka vepruar për vendosjen e masave mbrojtëse”, theksoi ai për gazetë. Mirëpo, nga ky rrezik janë të shqetësuar të gjithë banorët e asaj lagje,sepse shtëpitë e afërme mund të pësojnë nga rrënimi dhe kjo rrezikon edhe jetën e qytetarëve. Mbetet që kryetari i Komunës Mytaher Haskuka të ndërmarrë masat përkatëse për të evituar më të keqen.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Lajmet e Fundit