Arrestohet i dyshuari për grabitje të armatosur në Kramovik të Rahovecit

Më 27 tetor të këtij vit, në ora 03:00, në një pompë derivatesh në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit nga persona të maskuar ka ndodhur grabitje nën kërcënimin me armë.

Sektori rajonal për hetime nga Drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë ka punuar intensivisht në zbulimin dhe arrestimin e të dyshuarve dhe sot, me 7 nëntor, ka kryer një bastisje në fshatin Kralan të Gjakovës me ç’rast ka arrestuar personin e dyshuar, njoftoi Policia.

Sipas këtij njoftimi, i arrestuari A.A, është i lindur më 1996, ndërsa është shqiptar me shtetësi të Kosovës.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe lokaleve të tjera përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar:

Sasi e narkotikëve e dyshuar si marihuanë , 486 gramë
Sasi e narkotikëve 10 gramë e dyshuar si kokainë
Një peshore e cila shërben për matjen e substancës së dyshuar.
Një pushkë automatike AK-47 me tre fishekë
Një pistoletë e kalibrit 6.35 mm, me katër fishekë
Një pushkë gjuetie
Një pushkë ajrore-rekreative
Një jelek taktik i forcave speciale Swat
Dy këllëfë për mbajtjen e armëve
Dy palë dorëza
Mjete të mprehta (thika dhe një boks hekuri), bateri dore
Një palë dylbi
Në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit po vazhdojnë hetimet, ndërsa personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor.

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Lajmet e Fundit