16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Shtyhet formimi i Këshillit për Hoçën e Madhe

komuna e rahovecitNë mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Rahovecit u debatua për disa çështje me rëndësi për qytetarët e kësaj komune. Ndër pikat më të ndjeshme të rendit të ditës ishte edhe formimi i Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe.

Pas diskutimeve të gjata dhe mospajtuese, këshilltarët i ndanë qëndrimet në dy kahe. Derisa një grup ishte kundër miratimit të këtij vendimi, grupi tjetër mbronte qëndrimin se duhet të respektohet legjislacioni, respektivisht Ligji për Hoçën e Madhe, i miratuar më 20 prill 2012 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Fillimisht këshilltari Azbi Gashi (LVV) paraqiti një deklaratë me shkrim, ku ju kërkonte këshilltarëve komunal të mos e votojnë vendimin për shpalljen e konkursit publik për anëtarë të këtij Këshilli. Këtë kërkesë e mbështeti këshilltari Bahtjar Hoti (LB), i cili tha se në këtë mënyrë krijohet pabarazia ndërmjet qytetarëve të komunës së Rahovecit, ndërsa privilegjet për një grup etnik ndikojnë në thellim të ndarjeve etnike.

Nënkryetari i Komunës Xhemali Haxhimustafa, tha se Kuvendi i Komunës është para një vendimi të vështirë, mirëpo duhet të kemi parasysh faktin se kemi të bëjmë me një vendim të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ne i kemi shteruar të gjitha mundësitë tona për të kundërshtuar miratimin e këtij ligji. Edhe kryesuesi i Kuvendit Nahit Elshani, u pajtua që ligji është miratuar pa pajtimin e komunitetit shumicë dhe pas kundërshtimeve të shumta edhe të Kuvendit edhe të ish kryetarit e të shoqërisë civile. Si organ komunal ne jemi të obliguar të zbatojmë ligjet në fuqi, prandaj kërkoj mirëkuptimin e këshilltarëve. Ne duhet të marrim vendim për shpalljen e konkursit publik dhe të zgjedhim anëtarët e komisionit intervistues për zgjedhjen e anëtarëve të këtij Këshilli, në mënyrë që të hapet rruga e zbatimit të ligjit.

Kundër këtij vendimi janë deklaruar edhe Ejup Kabashi e Kadri Dellova (PDK), si dhe disa këshilltarë të tjerë. Pas gjithë këtij debati polarizues, kryesuesi i Kuvendit Elshani, propozoi që marrja e këtij vendimi të shtyhet për mbledhjen e radhës. Sipas Ligjit, Kuvendi i Komunës obligohet që të formojë Këshillin e fshatit prej pesë anëtarësh; anëtarët do të zgjidhen me konkurs publik, dy do të jenë nga komuniteti serb i fshatit, dy nga komuniteti shqiptar, ndërsa një do ta delegojë kisha ortodokse serbe. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Lajmet e Fundit