13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Skandali me lëndën e Antigona Morinës, Gjykata në Rahovec e zhduku ankesën për vdekjen e saj

Një vit ka qëndruar në sirtar të Gjykatës në Rahovec ankesa e Prokurorisë kundër aktgjykimit për vdekjen e Antigona Morinës.

Prokuroria Themelore e Gjakovës vetëm pak ditë pasi ishte shpallur aktgjykimi nga Gjykata Themelore e Gjakovës dega në Rahovec vendim i cili e kishte shpallë të pafajshëm Hilmi Zenën kishte bërë ankesë pranë kësaj Gjykate. Por kjo ankesë asnjëherë nuk u dërgua aty ku duhej.

Pasi Prokuroria e dorëzoi ankesën, ajo ishte pranuar nga një punëtor i kësaj gjykate, por ai fare nuk e kishte proceduar më tej te referenti penal, për ta dërguar ky i fundit më pas në Gjykatën e Apelit.

Vetëm pas raportimit të Kohavisionit, kjo gjykatë është aktivizuar.

Me ditë të tëra e kërkoi këtë ankesë por nuk e gjeti atë, pasi ajo ishte zhdukur.

Krejt çka arritën të gjenin punëtorët e kësaj gjykate, ishte se kjo ankesë figuronte vetëm se ishte e pranuar dhe e regjistruar por dosja mungonte.

Për këtë, kjo gjykatë ka kërkuar për herë të dytë nga Prokuroria që ta sjellë ankesën në gjykatë, në mënyrë që ajo të dorëzohet në Apel.

Zyrtarë të Gjykatës në Rahovec e pranojnë se punëtori i tyre bëri një lëshim por nuk besojnë se një gjë e tillë u bë me qëllim.

“Personi i cili e kishte pranuar ankesën tani është në pension. Ne si Gjykatë nuk mund të marrim ndonjë masë. Është bërë një lëshim nga ana e këtij personi, ndaj të cilit do të merrte masa komisioni disiplinor nëse do të ishte ende i punësuar”, thuhet në përgjigjen nga Gjykata Themelore e Gjakovës, dega në Rahovec.

Në Gjykatën e Apelit thonë se tashmë e kanë pranuar ankesën.

Antigona Morina vdiq 6 vjet më parë, tri ditë pasi u martua, për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, e burri i saj Hilmiu nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore të ndjerës.

Për më keq, ai kishte vazhduar marrëdhënie seksuale me të.

Në deklaratën e dhënë atëkohë në Prokurori, ai kishte thënë se sipas traditës, të ndjerën Antigonën e kishte dërguar te Shehu, ditën e dytë të martesës.

Hilmi Zena u shpall i pafajshëm nga Gjykata, vitin e kaluar.

KohaVisioni kishte sjellë rrëfimin e familjes, e cila ende nuk ka gjetur drejtësi për vajzën e tyre.

.

© KOHA

Më Shumë

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit