6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

U mbajt seanca e Kuvendit të Prizrenit(Video)

Të enjtën është mbajtur seanca e radhës së Kuvendit të Prizrenit, në të cilen nuk u shqyrtuan të gjitha pikat e parapara për rendin e ditës të përcaktuara nga mbledhja e fundit e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Seanca e së enjtës, filloi me betimin solemn të tre kuvendarëve të rinj, Getoar Besimi dhe Islam Ukaj, të cilët zëvëndësojnë tashmë ish kuvendarët, Kujtim Gashi dhe Skender Sallauka, si dhe një kuvendare e re koalicionit boshnjak, Vakat, në vend të nënkryetares për komunitete, Memnuna Ajdini. Në fillim të kësaj seance, me shumicë votash është ndryshuar rendi i ditës, ku nga 11 pikat e parapara, tre nga ato u eleminuan për ndonjë seancë të radhës.

Në pikën e pyetjeve dhe përgjigjeve, shefi i GK të PDK-së, Simir Krasniqi, kritikoi dhe akuzoi drejtuesit e drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mungesë rë transaprencës me rastin e përzgjedhjes së OJQ-ve, klubeve sportive dhe individëve, për subvencione nga komuna. Kuvendarja e LVV-së, Mimoza Bushrani, edhe një herë ngriti çështjen e vendosjes së Parkut të Lojërave në ambientët e Qendrës Sportive dhe në afërsi të Stadiumit të Qytetit..Pyetjet e këtyre dy kuvendarëve nuk moren përgjigje me gojë, dhe ndoshta një gjë e tillë atyre do të iu bëhet me shkrim.

Më pas, kuvendari i ri i PDK-së, Islam Ukaj, antëtarëve të Kuvendit dhe të gjithë të pranishmëve ua shpërndau nga një fletë, në të cilen ai kishte adresuar një mori kritikash në adresë të kryetarit, Mytaher Haskuka. Ky i fundit, më pas u përgjigj në këto kritika. Në këtë seancë, kuvendari i PDK-së, Alush Shala, ka bërë publik vendimin e tij se më nuk do të jetë anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa.

Më pas, Kuvendi ka shqyrtuar pikat e mbetura që kishin të bënin me Planin e Veprimit për Transparencë në Komunë, për periudhën 4 vjeçare, shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të tjera./tvprizreni.info/

Më Shumë

Ylli fiton duelin e parë gjysmëfinal në ‘Karagaçi’

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30). Kampionët kishin epërsi deri...

Përurohen kabinetet e shkencave të gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe shkollës fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren

Sot, u përuruan kabinetet e shkencave (Fizikë, Kimi, Biologji dhe Gjeografi) në SHFMU “Motrat Qiriazi” dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, një bashkëfinancim mes...

Lajmet e Fundit