11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Vazhdon renovimi i ndërtesës së administratës në Prizren pas sqarimit me AKP-në

Zyrtarët e lartë të Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se i kanë sqaruar keqkuptimet me Agjencinë Kosovare të Privatizimit sa u përket punimeve për ndërtimin e Qendrës me një ndalesë në ndërtesën e administratës lokale. Sipas tyre, droja e AKP-së ka pasur të bënte me rrënimin eventual të ndërtesës së ish-Bankkosit, ku aktualisht është e vendosur administrata komunale.

Përmes një shkrese shpjeguese dhe në takim me menaxhmentin e AKP-së, zyrtarët e lartë të Ekzekutivit të Prizrenit kanë theksuar se nuk bëhet fjalë për rrënim të ndërtesës, por vetëm për renovim të katit përdhes, si pjesë e projektit të krijimit të Qendrës me një ndalesë, shkruan sot Koha Ditore.

Javën e shkuar AKP-ja pati dërguar një kërkesë në Komunën e Prizrenit për ndalimin e punimeve në ndërtesën e administratës komunale, si dhe sqarimin e të gjitha paqartësive lidhur me shfrytëzimin e kësaj prone. Por zyrtarët komunalë kanë bërë të ditur se punimet nuk janë ndërprerë dhe se ato po vazhdojnë sipas planit dinamik..

Më Shumë

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Lajmet e Fundit