Lajmi i fundit: Edhe dy persona preken me koronavirus, njëri nga Prizreni

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se edhe dy pacientë të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, duke çuar kështu në 108 numrin e të infektuarve me koronarisus.

IKSHP ka njoftuar se sot në mëngjes përfundoi testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv.

Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familjarëve të rezultuar pozitiv dhe

Pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.

Njoftimi i plotë nga IKSHP:

Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.175 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, gjithsej njëqind e tetë (108) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot në mëngjes përfundoi testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv.

Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familiarëve të rezultuar pozitiv dhe

Pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit.

Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.265 kontakte të rasteve.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

TA PARANDALOJMË KËTË!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

PËR TË GJITHË QYTETARËT TANI ËSHTË I OBLIGUAR VETËIZOLIMI NË SHTËPI!

KOSOVA ËSHTË NË KARANTINË GJEOGRAFIKE!

Më Shumë

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Lajmet e Fundit