Begaj bën homazhe për viktimat e masakrës në fshatin Burim

Në 21 vjetorin e masakrës në fshatin Burim, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bëri homazhe në shenjë kujtimi për të vrarët e kësaj masakre.

Për shkak të situatës me pandeminë COVID -19, bwhet e ditur se nuk u organizua akademi përkujtimore dhe as tubim i qytetarëve nga institucionet komunale.

Begaj fillimisht bëri homazhe në varrezat e 42 të vrarëve të 31 marsit të vitit 1999, të cilët janë të varrosur në fshatin Dragobil, dhe më pas bëri nderime edhe të vendi i ekzekutimit, në fshatin Burim.

Ai këtë e cilësoi si ngjarjen më të dhimbshme në Malishevë që ka ndodhur gjatë luftës së fundit, ku nga forcat ushtarake dhe policore të shtetit të Serbisë, 21 vjet më parë, pikrisht më 31 mars të vitit 1999, janë vrarë 34 persona nga fshatrat Astrazup e Dragobil, si dhe tetë persona të fshatrave të tjerë.

“Falë gjakut të dëshmorëve të kombit dhe martirëve nëpër kohë dhe histori, sot kemi shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës”, deklaroi Begaj.

Më Shumë

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Lajmet e Fundit