4.7 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Limaj: Në gjykatë ma kanë përmendur edhe nënën, vdiq para se të shpallem i pafajshëm

Fatmir Limaj, i cili është edhe kryetar i Nismës Social-demokrate ka treguar për momentet emocionuese që ka pasur gjatë proceseve gjyqësore.

Edhe pse njihet si karakter i ‘fortë’ dhe i përmbajtur, Limaj ka treguar dy momente kur i është dorëzuar emocioneve.

“Ka dy raste të cilat nuk kam pas mundësi t’i kontrolloj emocionet. E para është kur është dënuar Hajredin Balaj, pasi që kam menduar se të gjithë po lirohemi. Për derisa gjykatësi ka qenë duke e lexuar verdiktin, unë i thash Balajt ngrite kokën se po ecim nga këtu, do të lirohemi. Duke ia lexuar verdiktin e tij, e kuptova se ai do të dënohet dhe aty jam emocionuar mjaft shumë”, ka thënë Limaj në Kanal10.

Ai ka thënë se rasti i dytë ka qenë në gjykatë në Prishtinë, kur iu kishte përmendur edhe nëna e tij, tashmë e ndjerë.

“Rasti tjetër ka qenë këtu në Prishtinë në gjykatë, kur më është përmendur nëna ime. Fillimisht nëna ime ishte diagnostifikuar me kancer në kohën kur unë isha në Hagë. Ajo ka qenë duke luftuar me këtë sëmundje, pra ishte me oksigjen në shtëpi në kohën kur unë isha duke u gjykuar për atë propagandën e milionave në Prishtinë. Ka pasur disa raportime se nëna ime ishte kapur me një shumë të cekur të parave, gjë që më kishte lënduar shumë. Ka qenë moment prekës për mua kur emri i saj është përmendur edhe në gjykatë, më kanë lëshuar emocionet dhe ajo vdiq ende pa u shpallur verdikti final, ku u shpalla i pafajshëm”, ka thënë Limaj.

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Dubravë të Suharekës, vjedhin para e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dubravë të Suharekës. Siç edhe bëhet e ditur në raportin e Policisë, ankuesi ka...

Krishtlindja shënohet me mesazhe paqeje dhe përgjegjësie shoqërore

Besimtarët e krishterë anembanë botës po festojnë sot Krishtlindjen, festën e lindjes së Jezu Krishtit, e cila përfaqëson shpresën, dritën dhe dashurinë për njerëzimin. Edhe...

Lajmet e Fundit