8.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Nëna dhe babai i Astrit Deharit në prokurori të Prizrenit, a do t’ua japin ekspertizën?

Familjarët e Astrit Deharit, ish-aktivistit të Vetëvendosjes, në këto momente janë në takim me prokurorët e Prokurorisë Themelore në Prizren, ku kanë shkuar për të kërkuar raportin e ekspertizës që një ditë më parë erdhi nga Zvicra, shkruan Gazeta Express.

Një ditë më parë Express ka raportuar se familja Dehari, përmes avokatit Tomë Gashi kanë kërkuar që t’u përcillet ekspertiza përmes një shkrese dërguar kryeprokurorit Aleksandër Lumezi e Prokurorisë në Prizren.

Sot ndërkaq të njejtë kanë shkuar për të kërkuar kopjen e raportit.

T7 sjell foto nga vendi i ngjarjes:

Familja e Astrit Deharit

Se ekspertiza është kryer ka lajmëruar përmes një konference për media kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.

“Sot kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit nga Instituti në Lozanë të Zvicrës. Nuk e dimë çka ka përbrenda, sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dorëzojmë prokurorit të rastit që do ta hapë dhe do të dorëzohet për përkthim”, ka thënë Shala. /GazetaExpress/

Më Shumë

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca në rastin e Dibran Hoxhës (“Kobra”) për shqyrtimin e vendimit të shkallës së parë, me të cilin...

Dogana e Kosovës zbulon 1000 litra etanol në rajonin e Prizrenit – shmangie nga taksat mbi 6 mijë euro

Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se sot, në rajonin e Prizrenit, Njësitë Antikontrabandë kanë realizuar dy raste të ndara operative, ku është zbuluar...

Lajmet e Fundit