Një grup i muzikës popullore gjatë viteve ’30 në Rahovec (FOTO)

Muzika në hapësirat ku flitet shqip i ka rrënjët e thella. Shqiptarët që moti janë dhënë pas tingujve të bukur dhe ndijesive të këndshme që dhuron muzika, paçka se vepronin në kushte mjaft të vështira, shkruan KultPlus.

Ishin vitet ’30 kur këta shqiptarë u bënë bashkë dhe formuan këtë grup të muzikës folklorike. Sic dihet gurra popullore shqiptare është mjaft e pasur dhe prej saj kanë buruar shumë këngë të bukura e tekste kuptimplota megjithëse shpesh ishin mes kushteve të vështira për të vepruar.

Artisti Agim Morina përmes rrjetit social Facebook, ka ndarë këtë fotografi të rrallë të këtij grupi muzikor, fotografinë e të cilit e ka realizuar Matija Murko.

Morina, gjithashtu përbri fotografisë ka treguar edhe emrat e anëtarëve të këtij grupi si dhe pesudonimet interesante që ata përdornin.

“Banda muzikore e Rahovecit e vitit 1930:

Xhemë Lata (tambura), Osman Jupi (karadyzen), Adem Hasani – Kadiri (sharki).

Fotografi: Matija MURKO” shkruan Morina teksa publikon fotografinë. /KultPlus.com

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit