Një muaj paraburgim trafikantit të drogës në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 para.1 i KPRK-së.

Më 3.11.2018, rreth orës 21:10 minuta, në Prizren, me rastin e kontrollit, zyrtarët policorë i gjejnë substanca narkotike ndërsa po ua shiste pandehurve me iniciale D.K. dhe E.K.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit