16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Koalicione të natyrshme apo të interesave?

SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ
F ormimet e qeverive tona të parakohshme, të jashtëzakonshme e të rregullta, ne shqiptarët mund t’i quajmë të zakonshme, sepse pas çdo formimi pakënaqësitë po shpërthejnë nga palët e mbetura jashtë si dhe nga koalicionet e lidhura artificialisht që përkojnë vetëm për interesat të ngushta të disa personaliteteve
uftë e rrezikshme brendapartiake Me përfundimin e rezultateve të para, liderët partiakë i shpeshtojnë takimet në mes tyre, në mënyrë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët që të mos mbeten jashtë pushtetit. Mbetja jashtë pushtetit për të gjithë liderët tanë është sinjifikim i humbjeve të shanseve për t’u pasuruar në shpejtësi të rrufeshme pa u dhënë llogari ligjeve, sepse ligjet i adaptojnë vetë.

Pasurimi i personaliteteve në qeveri shtrihet në rrafshin horizontal, ku përveç ministrave përfitojnë deputetët, zyrtarët, militantët më të besueshëm e deri tek anëtari i fundit më influencë në lagjen e tij. Gjatë zhvillimeve të bisedave private liderët kanë presione nga njerëzit e afërm e të besueshëm, të cilët i nuhatin gjërat dhe nga frika se nëse bëhet koalicioni me këtë parti stafi i tij do të mbetet jashtë loje, andaj të tillët i propozojnë liderit alternativa të reja që më parë kanë zhvilluar biseda sekrete më kundërshtarët duke e siguruar postin e vet. Të tillët nuk kanë kurrfarë kriteri dhe janë dyfytyrësh, që në një anë e mashtrojnë liderin e në anën tjetër mbajnë relacione të përhershme më kundërshtarët. Në shumicën e rasteve dyfytyrshët janë shumë afër liderit dhe ushtrojnë dhe kanë aftësi manipuluese edhe kundër liderëve, partive kundërshtare. Liderët, të nxitur nga disa këshilltarë dyfytyrësh, gjatë negociatave ndërpartiake arrijnë që ta ndajnë pushtetin në bazë të marrëveshjeve fillimisht sekrete pastaj publike. Gjatë marrëveshjeve sekrete arrijnë që t’i ndajnë resorët e ndryshme qeveritare e veçmas ato ministri ku ka pare. Me marrëveshjet e arritura sekrete dhe më në fund publike e formojnë qeverinë për të cilën deklarojnë se është më e mira gjer më tani, duke i injoruar zërat e brendshme revoltues.

Revoltën e brendshme e shkaktojnë aktivistët e mirëfilltë dhe personalitetet aktivë brenda dhe jashtë partisë se tyre, të cilët u mundën në gara të brendshme nga dyfytyrshët. Të injoruarit nga partia numerikisht janë të barabartë me përfituesit, mirëpo qëndrimet e tyre nuk janë të koordinuara mes tyre dhe zëri i tyre mbetët i shurdhër dhe tretët. Përfituesit më të arritur në poste ministrore deputetë e këshilltarë të shumtë kudo në ministri kanë qasje në medie dhe autoriteti i tyre ngrihet nga qendra deri në degën më të skajshme të atdheut. Pjesa e të injoruarve përbëjnë shtresën e të zhgënjyerve, mirëpo nuk kanë guxim të ngrihen kundër parimeve të liderit për të cilin e admiruan mbi dhjetë vite e duke i duartrokitur e propaganduar në popull aftësitë e shefit. Të flasin kundër shefit e humbin kredibilitetin e tyre në lagje apo në qytet, andaj këta fillojnë të revanshohen kundërkandidatit të tyre brendapartiak, duke përhapur gënjeshtra dhe të vërteta që kandidati i partisë së tij mos të fitojë.

Nga padrejtësitë që u bëhen aktivistëve, këta i bashkëngjiten subjekteve të tjera dhe dukshëm e dobësojnë partinë. Nuk është e rastësishme që nga partitë e mëdha krijohen parti të vogla që më vonë forcohen dhe bëhen subjekt vendimmarrëse. Pra, kandidatët për deputetë më shumë rreziku u vjen nga dega dhe partia e tyre, se sa ajo kundërshtare. Kësaj lufte të brendshme pas përfundimit të numërimit të votave i shtohet edhe një luftë tjetër më e rrezikshme se e para, ku asnjëri nuk ka qasje direkte në rezultatin final, i cili varët nga shefi dhe elita e partisë që votat i shpërndajnë të më të dëgjueshmit e vet. Gjatë këtyre dy luftërave ekzistojnë lëvizje të personaliteteve politike nga një parti në tjetrën; të parët pse nuk u seleksionuan në listën zgjedhore, të dytën pretendojnë se u manipuluan votat brenda partisë. Daljen nga një subjekt politik në tjetrin e bëjnë të zhgënjyerit nga padrejtësitë e brendshme duke shpresuar se në partinë kundërshtare do t’i kenë të gjitha privilegjet. Në fakt, euforia e tyre zgjat vetëm dy ditë deri sa flitet në medie e pastaj të tillët do të përballohen me të njëjtat sfida si në partinë ku kanë kontribuar me vite plus do të xhelozohen nga veteranët e partisë që kanë aderuar. Mirëpo, daljen nga një parti në tjetrën e bëjnë edhe disa karrieristë, e njëri ndër ta, Blerim Shala, për të cilin partia e tij është aty ka e ka të siguruar postin e negociatorit, post i cili Serbia ka dëshirë ta kontrollojë nga jashtë dhe i cili paguhet shtrenjtë nga burime enigmatike. Ky grup negociatorësh vetëm për një udhëtim në Bruksel negociatorja Edita Tahiri i kërkon 30 mijë euro.

Pse po rrëzohen qeveritë tona pa e përfunduar mandatin e tyre? Duke u bazuar në tradita folklorike, ne vazhdimisht që nga fëmijëria e hershme përmes ninullave dhe bisedave në oda, jemi edukuar që të jemi të parët. Shumica e ninullave tona dhe bisedave që zhvilloheshin dikur nëpër oda e tani kafeneve dhe rrjeteve sociale të shumta, si objektiv primar e kemi të dalim i pari i katundit që po të analizohet kjo, ne posa bëhemi i pari i katundit ndalemi dhe vetëkë- naqemi, sepse nuk jemi edukuar të dalim i pari i qytetit dhe i shtetit. Vetëkënaqësia jonë përfundon t’i tregojmë fqinjit tonë të dikurshëm suksesin tonë të sotëm, pa e lodhur trurin se ky sukses është efemer. Në shumë shtete të civilizuara e sidomos në Japoni, është e ndaluar t’i këndojmë ninulla fëmijëve dhe t’i edukojmë se fëmijë im është më i miri, më i forti, më trimi, më inteligjent… sepse gjithnjë ekziston më i miri e më i forti. Duke u nisur nga ky faktor (natyrisht që kemi edhe shumë të tjerë), liderët e mbetur jashtë pushtetit nuk kanë durim të presin në opozitë katër vite, sepse u duket tepër gjatë për të qenë të parët e katundit. Sa herë të kemi zgjedhje do të kemi edhe moskë- naqësi, e po qe se veprohet më këtë logjikë siç jemi duke punuar do të kemi rrëzime të qeverive njëra pas tjetrës deri në kohën kur liderët tanë do të punojnë për interesa kombëtare e jo për zhvatjen e pamëshirshme të pasurisë shtetërore. Mosdurimi i liderëve për të udhëhequr dhe për të zhvatur pasurinë e shtetit ndikojnë në zgjedhje të parakohshme apo të jashtëzakonshme, siç po i quajnë ata. Kudo në botë pas përfundimit të zgjedhjeve një pjesë mbetet në opozitë, e po të vepronin francezët apo gjermanët sipas logjikës shqiptare, do të organizonin zgjedhje çdo tre muaj. Arti i politikës është durimi, e të ne shqiptarët arti i politikës janë mashtrimi e hajnia.

Çfarë ndryshimesh presim nga qeveria e ardhshme? Nga praktika e gjertanishme është konfirmuar se liderët tanë në poste ministrore dhe një pjesë të madhe të deputetëve i fusin më të dëgjueshmit, ndërsa profesionistët i largojnë dhe i injorojnë. Preteksti për zgjedhje të jashtëzakonshme merret të paaftësia e një qeverie për të marrë vendime të rëndësishme. Duke u nisur nga fakti se askush nga personalitetet politike gjer më tani nuk kanë dhënë dorëheqje, edhe pse disa prej tyre u kritikuan për korrupsion, keqmenaxhim, krime ekonomike e politike… nga qeverinë e ardhshme nuk do kemi asnjë ndryshim. Po të marrim argumentin se PDK-ja që ishte pjesë e qeverisë ishte faktori kryesor për rrëzimin e qeverisë së vetvetes, na bënë të mendojmë se këta e prishën për të qenë përsëri pjesë e qeverisë me aleatë të tjerë. Ekzistojnë shumë supozime se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi të alarmuar nga frika e Gjykatës Speciale, kanë zhvilluar bisedime sekrete më liderët e luftës për formimin e një qeverie ku dominon krahu i luftës, në mënyrë që ta sfidojnë këtë gjykatë bashkërisht. Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi shquhen si personalitete politike që dinë me dredh dhe me zhdredh, që nënkupton se këta dinë të premtojnë e mos të mbajnë premtimin, ose më thjesht të çojnë deri të kroi e nuk të japin ujë. Koalicioni i ashtuquajturi i krahut të luftës është një koalicion i përbërë nga ish-luftëtarë dhe qytetarë të rëndomtë një lloj si krahu tjetër pacifist që e ka të njëjtën përbërje.

Krahu pacifistë e ka humbur një numër të madh të anëtarëve për shkak të plasaritjeve të brendshme, mirëpo ka shumë gjasa që të ringjallët krenaria e dikurshme e këtij krahu të cilët asokohe përbënin mbi 70 % të popullsisë. Në anën tjetër, krahu i luftës i ka afruar një pjesë të madhe të ish-luftë- tarëve, të cilët më parë ishin të injoruar si dhe i kanë bashkuar forcat që të solidarizohen mes tyre, për shumë arsye të shpëtimit personal e jo të interesit shtetëror. Qeverinë e ardhshme do t’i presin tri sfida kryesore: demarkacioni, Zajednica dhe Gjykata Speciale.

Demarkacioni duhet të votohet herët a vonë dhe ka mundësi që kufiri të luajë disa qindra hektarë, por jo ashtu siç kanë bërë zhurmë opozita. Sfida më e rëndësishme do të jetë Zajednica, e cila nëse votohet ashtu siç është negociuar në Bruksel është bombë e kurdisur kundër shqiptarëve. Gjykata Speciale është çështje e panegociueshme dhe që do të vihet në funksion pak kohë pas formimit të qeverisë. Gjykata Speciale nuk duhet nënkuptuar se do jetë fundi i botës, siç frikësohen disa që kanë të bëjnë më të. Ka shumë mundësi që shumica e të dyshuarve të lirohen pa dënime, mirëpo është një urë që duhet të kalohet sa për uljen e tensioneve radikale në Beograd. Me çka dy krahët do ta bindin masën se janë për ndryshime? Partitë politike në garë për pushtet kanë filluar të premtojnë se është koha për ndryshime, mirëpo cilat janë ato ndryshime që e rregullojnë mirëqenien sociale të qytetarëve? Ndryshime do të ketë vetëm në kapjen e pushtetit e në televizione çdo ditë do t’i shohim të njëjtat figura politike që jemi duke i parë e dëgjuar që nga paslufta.

 

Më Shumë

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Lajmet e Fundit