11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Osmani: Për reciprocitetin do të gjejmë një modalitet të përbashkët me SHBA-në

Partnerët e koalicionit qeverisës janë në kërkim të modaliteteve për përafrimin e qëndrimeve të kundërta rreth masës së reciprocitetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diplomatët amerikanë janë duke i bërë presion të madh Qeverisë së Kosovës për heqjen e menjëhershme të taksës dhe njëkohësisht po e kundërshtojnë vendosjen e reciprocitetit të plotë me Serbinë, të paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë gazetës se janë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara për gjetjen e një modaliteti të përbashkët sa i përket reciprocitetit.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në fund do të gjejmë një modalitet të përbashkët, i cili është në interes të vendit tonë, në interes të mbrojtjes së miqësisë me Shteteve të Bashkuara dhe rolit të tyre në këtë proces. Është në interes të dialogut dhe të realizimit sa më të shpejtë të një marrëveshjeje që është juridikisht e obligueshme dhe në të njëjtën kohë me njohje reciproke”, ka deklaruar Osmani, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”.

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617 Ai...

Kastrati: Të futet në kurikulat mësimore lufta e UÇK-së

Kadri Kastrati, njëri ndër komandantët e UÇK-së, tha se çdo shqiptar duhet ta dijë se Meka dhe Medina e shqiptarëve janë Prekazi, varrezat e...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit