8.9 C
Prizren
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025

Pamje rrëqethëse/ Kjo është gjendja në qytetin e Bejrutit sot

Në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga shpërthimi i tmerrshëm që ndodhi të martën.

Banorët e Bejrutit janë zgjuar në shkatërrim pas shpërthimit të madh në portin e qytetit libanez, të martën, duke vrarë të paktën 100 persona dhe duke plagosur mijëra të tjerë, shkruan Independent.

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka thënë se shpërthimi në Bejrut lidhet me rezervat e rrezikshme të kimikateve që ishin ruajtur në port që nga viti 2014, megjithëse paralajmërimet e zyrtarëve të portit se materiali nuk ishte i sigurt, transmeton lajmi.net.

Mëngjesin e sotëm, qyteti i Bejrutit shihet tërësisht i shkatërruar. Videon shiko KËTU.

Për këtë shpërthim presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se mund të ketë qenë një sulm.

“Duket si një sulm i tmerrshëm”, kështu ka thënë Trump gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë mendojnë se shpërthimi në Bejrut ishte një sulm.

Më Shumë

Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë, 49-vjeçari nga Gjonaj i Prizrenit i dënuar për kultivim e shitje të drogës

49-vjeçari S.T., nga fshati Gjonaj i Prizrenit, i dënuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge”,...

Ish-pjesëtarit të UÇK-së Avni Qenajt i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd

Avokati i Avni Qenajt, Xhevdet Smakiqi, ka njoftuar se këtij të fundit i janë caktuar 30 ditë paraburgim nga Gjykata në Beograd. Ai pati kritika për Qeverinë...

Lajmet e Fundit