Pandemia nuk i ndal kosovarët të shkojnë në Shqipëri, këto janë statistikat për 11 ditë

Pavarësisht pandemisë kosovarët edhe këtë vit kanë vazhduar drejt Shqipërisë për t’i kaluar pushimet verore.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës drejtuar arbresh.info në pikë kalimet kufitare me Shqipërinë në njëmbëdhjetë ditët e fundit ose më saktësisht nga data 26.06.2020 deri më 06.07.2020 numri i kosovarëve që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë ka qenë 76.974 qytetarë.

Ndërsa sa i përket periudhës së njëjtë të vitit të kaluar kjo shifër është 74.308 qytetarë pra del të jetë më e ulët me 2.666 qytetarë më pak se këtë vit.

Ndryshe javën e kaluar me 1 korrik ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, kanë hapur sezonin turistik të këtij viti nën moton “Pusho Shqip”, që u mbajt në Shëngjin.

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit