22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Paralajmërimi i LVV-së për Driton Selmanaj, a shkon sot në sallë e si do ta ndalojnë?

Në ora 10:00 sot fillon seanca e Kuvendit të Kosovës ku disa pika janë në rend të ditës për diskutim. Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk do ta lejojë të hyjë në sallë zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj. Ajo që nuk dihet është se çfarë masa do të marrin partia e Albin Kurtit për ta ndaluar, si dhe nëse vetë nr. 2 në qeveri do të shkojë në seancë.

Për masat që do të marrin që ta pengojnë Selmanajn, në LVV thonë se do të vendosin para seancës.

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka thënë se është kulmi i turpit që Driton Selmanaj vazhdon me qenë në pozitën e zv/kryeministrit.

Basha ka thënë se, deputetët e VV-së nuk do të lejojnë mbajtjen e seancave të Kuvendit, në të cilat është prezent Selmanaj.

“Kuvendi është shtëpia e deputetëve, ne si Lëvizje refuzojmë që ai me qenë i pranishëm se ai nuk duhet të përfaqësojë mendimin e asnjë qeverie. Kulmi i turpit është që ai qëndron ende në pozitën që ka, përveç që nuk ka kërkuar falje po vazhdon me të njëjtin avaz”, ka thënë Basha.

“Nuk kemi vendos për formën si do ta pengojmë. Si grup ende nuk kemi vendosur, por si grup do ta pengojmë mbajtjen e seancës ku Driton Selmanaj është i pranishëm. Është qëndrim unik i grupit parlamentar se sa herë që vjen Driton Selmanaj në Kuvendin e Kosovës nuk do të lejojmë mbajtjen e seancave, sepse ai ofendon të pagjeturit. Është një temë që nuk lidhet as me subjekt, as me parti, as me etni, është shumë shumë e ndjeshme, dhe si Saranda Bogujevci e kanë mision këtë punë. Opsionet janë, por nuk i kemi biseduar, nesër para seancës do të takohemi si grup parlamentar dhe do t’i bisedojmë”, ka thënë Basha./GazetaExpress/

Më Shumë

Nderohen me pulla postare atdhetarët Musa Shehzade dhe Metush Krasniqi

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e pullave postare “Personalitete – Musa Shehzade dhe Metush Krasniqi”. Dy...

Në muajin korrik kanë vdekur 876 persona në Kosovë

Gjatë muajit korrik 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 876 raste të vdekjeve, përfshirë ato të ndodhura brenda dhe jashtë vendit, sipas të dhënave...

Lajmet e Fundit