6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Peja në gjysmëfinale të Kupës, bie Ponte Prizreni

Peja është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, e cila është organizuar në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Pejanët e kanë mundur pastër skuadrën e Ponte Prizrenit në cerekfinale, përcjellë Gazeta Olle.

Rezultati në fund shënonte 97:86 për skuadrën verdhezi.

Peja, e cila pjesën e parë e mbylli me 18 pikë epërsi, 52:34, ishte më e mirë gjatë gjithë kohës dhe nuk e rrezikoi fitoren për asnjë moment.

Kësisoj, verdhezinjtë konfirmohen mes skuadrave top-favorite për trofeun.

Foto: Korniza Studio – KB Peja

Atmosfera në palestër ishte e këndshme, ku prezent ishin tifozët nga Peja, Shqiponjat.

Ata janë paraqitur me transparentin e ri, pas rënies së transparentit të vjetër në Prizren.

Madje, transparenti Shqiponjave iu ra pikërisht në ndeshjen ndaj Pontes, skuadër të cilën Arpagjiktë nuk e mbështesin në mënyrë të organizuar.

Pejanët nuk kanë udhëtuar në numër të madh, por një gjë të tillë pritet ta bëjnë në ndeshjen e rrethit tjetër. /Gazeta Olle/

Më Shumë

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Lajmet e Fundit