11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Përmbyset autobusi i shkollës, fëmijët fluturojnë në ajër (FOTO)

Një kamera sigurie ka filmuar momentin e aksidentit të një autobusi shkolle në SHBA. Autobusi i shkollës goditet nga një automjet, e më pas përmbyset. Pamja e fëmijëve që fluturojnë në ajër, ka shkaktuar tmerr tek prindërit e tyre.

Një autobus shkolle u përplas në një kryqëzim në Ohio me një Ford Mustang për të cilin policia tha që nuk arriti të ndalet semafor dhe më pas u rrëzua. Pamjet e publikuara nga Ohio State Highway Patrol tregojnë 25 studentë që fluturojnë në tavanin e autobusit. Në video, disa nga fëmijët dëgjohen duke qarë dhe ulëritur ndërsa autobusi përmbyset.

Shoferi 74-vjeçar Danny Hupp dëgjohet duke folur me qetësi duke u thënë fëmijëve të shpëtojnë duke dalë nga dritaret dhe dalja e urgjencës.

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Nait Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës...

Lajmet e Fundit