Përfundojnë 2 kilometra rrjet të kanalizimit në tre fshatra të Malishevës

Sot kanë përfunduar punimet në ndërtimin e dy kilometrave të rrjetit të ri të kanalizimit në fshatrat Panorc, Rud dhe Garaqevë të Komunës së Malishevës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ky rrjet i kanalizimit është ndërtuar në kuadër të realizimit të projekteve kapitale për vitin 2019 dhe në kuadër të realizimit të planifikimeve komunale për këtë vit, transmeton Koha.net.

Përfundimin e projektit në fshatin Rud, e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ishte shoqëruar edhe nga mbikëqyrësi i projektit, Ahmet Morina.

Këta gjithashtu janë takuar edhe banorët, të cilët janë ndarë të kënaqur me zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në këto fshatra.

“Është bërë një punë e mirë dhe është realizuar një kërkesë e banorëve e këtyre vendbanimeve, të cilët kishin nevojë që të zgjerohet rrjeti ekzistues i kanalizimit, në mënyrë që edhe shtëpitë e reja që janë ndërtuar, por edhe ato që për shkak të konfiguracionit të terrenit, më herët nuk kanë pasur qasje në rrjetin e kanalizimit, tani të kenë qasje”, tha Berisha, gjatë vizitës në Rud dhe Garaqevë.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit