Përfundon shkolla verore për nxënësit nga diaspora

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, pas pesë ditëve me plot aktivitete, përfundoi me sukses shkolla verore 2019. Shkolla verore u mbajt në Rugovë, nga data 5 deri më 9 gusht.

Në të morën pjesë 37 nxënës dhe mësues nga diaspora dhe Kosova.

Me aktivitete të shumta që kishin për qëllim zhvillimin e personalitetit dhe shkathtësive të nxënësve, zhvillimin e mendimit kritik e kreativ, socializimin dhe krijimin e shoqërive të reja e shumë aktivitete të tjera atraktive e sportive, nxënësit sfiduan njëri-tjetrin duke e bërë kështu shkollën verore njërën nga përjetimet më të mira të kësaj vere.

Krahas tyre, ata vizituan bukuritë natyrore, si Grykën e Rugovës e Valbonën, ku u njohën me gjeografinë dhe relievin e këtyre anëve.

Ruajtja e identitetit kombëtar, gjuhësor dhe kulturor, shkëmbimi i përvojave dhe kulturave të ndryshme, socializimi dhe krijimi i lidhjeve të reja shoqërore ishin disa nga qëllimet që u arritën falë angazhimit të të gjithë atyre që kontribuuan për realizimin e kësaj shkolle.

Më Shumë

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit