Përplasje në PDK – ish-këshilltari i Veselit, bashkëpartiakëve: Jeni bo për gjynah

Nijazi Kryeziu, ish-këshilltar i Kadri Veselit dhe aktualisht zyrtar i PDK-së, ua ka lënë një koment disa bashkëpartiakëve të tij në një fotografi ku ata shihen bashkë në një ambient pune.

Nën foton ku janë ekipi i kryetarit të PDK-së, Avni Bytyçi, Bashmir Xhemaj, Gaz Krasniqi, Adri Nurellari e Blerand Kadrijaj, Kryeziu ka shkruar se “me këmbë përpjetë e duar në xhepa nuk fitohet”, duke thënë se ata janë “për gjynah.

“Per gjynah jeni bo me këmbë perpjete e duar ne xhepa nuk punohet e nuk fitohet. Hapni syte ulni kembet e hekni duart prej xhepave kthejuni strukturave e terrenit”, ka shkruar Kryeziu ndër tjerash.

Kryeziu ka qenë për disa kohë këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka punuar bashkë me Avni Bytyçin – i cili e ka publikuar këtë fotografi – që ka qenë po ashtu këshilltar i Veselit.

Njazi Kryeziu ka qenë po ashtu një ndër të akuzuarit në rastin “ Pronto”./Insajderi.org/

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit