14.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Korrik, 2020

Personaliteti shkencor e pedagogjik i Prof. dr. Abdullah Zymberit

NEKROLOGJI

Personaliteti shkencor e pedagogjik i Prof. dr. Abdullah Zymberit

Jeta dhe vepra

Xhafer BEQIRAJ, Emil LAFE, Rami MEMUSHAJ

Prof. dr. Abdullah Zymberi është një ndër emrat e njohur të gjuhësisë në Kosovë. Ai lindi në Ruhot të Pejës më 1944. Shkollimin fillor e kreu në Tërstenik të Pejës dhe në Gurakoc të Istogut, ndërsa shkollën e mesme në Pejë dhe Gjakovë. Shkollën e Lartë Pedagogjike e kreu në Prizren, kurse Fakultetin e Filologjisë (Degën e Gjuhës Shqipe) në Prishtinë, në vitin 1971. Më 1981 kreu magjistraturën në shkencat filologjike, ndërsa më 1995 mori titullin “doktor i shkencave”. Ka qenë mësimdhënës në shumë shkolla të Prizrenit, më vonë edhe profesor universitar në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, ligjërues i morfologjisë dhe vitet e fundit i lëndës kulturë shkrimi në Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit.

Prof. Abdullah Zymberi ishte përfaqësues i atij brezi të ndritur shkencëtarësh që vunë themelet e gjuhësisë shqiptare dhe ndër të parët pishtarë të arsimit në Kosovë. Ai punoi për disa dhjetëvjeçarë me radhë pa u lodhur e me përkushtim të jashtëzakonshëm për arsimimin e brezave të rinj. U dallua sidomos për punimet e tij në fushën e leksikologjisë e të leksikografisë (leksikut dialektor e dialektologjisë në përgjithësi), për të cilat i ka shokët të rrallë. Duke qenë dijetar me njohuri të thella gjuhësore dhe me dhunti të rrallë shkencore, arriti të ishte latues i fjalës shqipe dhe mbledhës i palodhur i visareve popullore.

Abdullah Zymberi kaloi me qindra fshatra shqiptare, nga Kraja, nëpër vise të ndryshme të Kosovës, në rrethin e Shkupit, të Tetovës e deri në fshatrat shqiptare Kishavë e Ostrec të Manastirit, që gjenden mu në kufi të Maqedonisë me Greqinë, me qëllim që t’i shpëtonte nga harresa “fjalët plaka”, për të cilat ka aq shumë nevojë fjalori i gjuhës shqipe. Kjo punë, në të vërtetë, ishte edhe një kontribut për forcimin e veçantisë sonë kombëtare, për identitetin e shqiptarit, i cili mbështetet kryekëput në gjuhën shqipe.

Ky qëmtues i spikatur në terren i fjalës shqipe (i “dromcave” gjuhësore, siç i quante), duke mbledhur fjalët e rralla nëpër shumë treva shqiptare për të mos i mbuluar pluhuri i harresës, la pas vetes tre fjalorë popullorë të paçmueshëm për leksikografinë e shqipes dhe dhjetëra artikuj shkencorë për të folmet e të trevave të ndryshme shqiptare. Vepra e fundit dhe më kryesore e tij në fushën e leksikografisë, “Fjalori popullor” me 20 mijë fjalë (2014), është fryt i punës 40-vjeçare në terren. Por jo vetëm kaq. Prof. Abdullahu la pas vetes edhe mjaft studime të leksikut të veprave letrare të shumë autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Ai është autor edhe i shumë studimeve nga fusha e gramatikës së shqipes. Një tjetër veçori e personalitetit të tij është se ai qe një mbrojtës i bindur dhe i zjarrtë i gjuhës standarde shqipe. Prandaj, porosia e tij për pasurimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe është shumë e drejtë dhe duhet të ngulitet mirë e përherë në ndërgjegjen e çdo shqiptari; qoftë ai mësues a student, qoftë gazetar apo punonjës në radio dhe televizione etj.

Ai ishte i bindur se ndikimi i tyre, nëse gjuha standarde zbatohet siç duhet nga ata, do të ishte shumë i madh në masën e gjerë popullore. Kurse në rast se ajo bastardohet nga ata, thoshte profesori ynë, jepet shembulli më i keq i shpërdorimit të saj, duke ndikuar për keq në masën e gjerë. Prandaj, jo rrallëherë ai shkroi artikuj kundër kësaj dukurie, duke vënë në pah shpërdorimin e gjuhës amtare nga ata që do të duhej të ishin shembull i mirë, – siç thoshte profesori, – për të folurit dhe të shkruarit e shqipes sonë të bukur. Prandaj, tundohej skajshmërisht kur vërente se po shpërdorohej ajo nga folësit dhe shkruesit e saj.

Ai, përveç tjerash, qe dhe një pedagog i veçantë e shumë i zellshëm. Arriti ta bënte gjuhën amtare për studentët e tij si një lule erëkëndëshme, që sa më shumë i merr erë, aq më shumë të tërheq dhe të bën për vete. Ishte plotësisht i vetëdijshëm se vetëm kështu mund të rriste dashurinë dhe respektin tonë për shqipen.

Duke qenë pedagog model e një studiues i përvuajtur, për ne të gjithë ka qenë sa nxitës gjatë studimeve tona, po aq reflektues. Kjo është figura e shquar e profesor Abdullah Zymberit, i cili qe dhe mbetet në kujtesën e studentëve të tij një pedagog i përkushtuar dhe një studiues i dalluar në fushën e albanistikës, me të cilin jemi krenarë të gjithë, sepse vepra e tij shumëpërmasëshe është dhe do të jetë e pavdekshme për jetë e mote.

Vlerat shkencore e pedagogjike të këtij pedagogu, shkencëtari e atdhetari të rrallë, veprimtaria e paçmueshme e tij do të studiohen nga gjeneratat e ardhshme dhe veçanërisht nga bashkëveprimtarët e tij, sepse vepra e tij bart vlera të çmuara jo vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen.

Prandaj, shembulli dhe veprat e profesor Abdullah Zymberit do të kujtohen gjithmonë nga studentët e profesorët e Universitetit të Prishtinës dhe të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti“, ku së fundi punoi, dhe nga qendrat e tjera universitare e shkencore në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Përkushtimi i tij ndaj studimit të shqipes do të mbetet një shembull frymëzues dhe ndriçues për studiuesit e sotëm e të ardhëm.

Prof. dr. Emil Lafe
BIBLIOGRAFI E BOTIMEVE SHKENCORE TË PROF. DR. ABDULLAH ZYMBERIT

Vëzhgime mbi të folmen e fshatrave të Lugut të Drinit të Bardhë. – Dituria 19711972, 2-3, f. 79-100.
Nga leksiku i Hasit të Prizrenit. – GAlb-ShkFil 6/1976, 161-171.
E folmja e Lugut të Drinit të Bardhë. – Studime gjuhësore I. Dialektologji. Instituti Albanologjik i Prishtinës. Prishtinë 1978.
Fjalëformimi dhe leksiku në mikrotoponiminë e Hasit të Prizrenit. – në: Onomastika e Kosovës Simpozium i mbajtur më 25-27 shkurt 1977. Instituti Albanologjik i Prishtinës. Prishtinë, 1979, 335-340.
Diskutim. – Onomastika e Kosovës… f. 602
Fjalorth i fjalëve të rralla. “Rilindja”. Prishtinë, 1979, 199 f.
Nga leksiku i Vërmicës së Prizrenit. – GAlb-ShkFil 9/1979 (1980), 285-297.
Sinonimia – gurrë e pashtershme në pasurimin e gjuhës. – Fjala 1979. 6, f. 10 (bashkautorë Shefkije Islamaj).
Disa eufemizma dhe shprehje eufemike popullore shqipe. – GAlb-ShkFil 10/1982, f. 161-166.
Përdorimi i disa ndajfoljeve të kohës. – GjSh 2/1983, 2, 20-22.
Rreth disa trajtave dialektore që i përdorin nxënësit në hartime në shkollën e mesme “Ramizi e Boro” të Prizrenit. – Probleme aktuale të kulturës së gjuhës shqipe. Simpozium shkencor i mbajtur në Prishtinë më 15, 16 dhe 17 dhjetor 1980. Instituti Albanologjik i Prishtinës. Prishtinë, 1983, f. 355-358.
Rreth një përputhjeje në mes të disa emrave të njerëzve e të familjeve me ata të kafshëve. – Përparimi 38/1983, 6, 893-909.
Nga terminologjia e mjekësisë popullore. – në: Trashëgimia dhe transformimi i kulturës popullore. Materiale nga sesioni shkencor mbajtur në Prishtinë më 7-8 shtator 1979. Prishtinë, 1983, f. 261-268.
Terminologjia bujqësore shqipe në disa anavende te Kosovës dhe të Tetovës. – GjJ 5/1985, 2, 75-81.
Mbi disa fjalëterma bujqësorë në rrethinat e Ulqinit dhe në fshatrat e Krajës së Tivarit. – në: Gjendja e terminologjisë shqipe në Jugosllavi. Punime nga sesioni shkencor i mbajtur në Prishtinë më 28 dhe 29 janar 1988. Instituti Albanologjik i Prishtinës. Prishtinë, 1988, f. 241-245.

Emra vetëm në njëjës dhe në shumës në të folmet shqipe të Malit të Zi. – GAlbShkFil 25/1995, 135-143.
Leksiku i “Mesharit” të Buzukut krahasuar me leksikun e disa të folmeve shqipe të ish-Jugosllavisë. – në: “Meshari” i Gjon Buzukut – monument i kulturës shqiptare (Material nga Sesioni shkencor mbajtur më 19-20 maj në Ulqin). Art Club – Ulqin, Ulqin, 1995, f. 77-85.
Nga leksiku i trevave shqiptare të Malit të Zi. – Studime 1995, 2, 277-288.
Rreth një përputhjeje formash gramatikore e leksikore të “Mesharit” të Buzukut me disa të folme të shqipes. – në: Seminari XVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare. – Akademia e Shkencave – Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë – Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë. Tiranë, 1995, f. 403-411.
Leksiku bujqësor e blegtoral i të folmeve shqipe të Malit të Zi. – Instituti Albanologjik i Prishtinës. Prishtinë, 1996, 293 f.

Rrjedhoja të reja leksikore të disa të folmeve të shqipes mbështetur te rrënjorët e bashkëpërkimeve leksikore shqipe-rumune. – Seminari XVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare. Akademia e Shkencave – Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë – Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë. “Toena”. Tiranë, 1996, 625-631.

Vëzhgime nga pasuria e leksikut popullor. – GjJ 16/1996, 1-4, 62-63.
Mënyrat e fjalëformimit dhe onomatopetë në veprën “Ago Jakupi dhe rrëfime të tjera” të Mitrush Kutelit. – Studime 1997, 3, 173-186.

Vështrime fonetike-morfologjike në veprën e Gustav Majerit. – në: Rëndësia e veprës së Gustav Majerit për studimet Albanologjike (Sesion shkencor kushtuar 100-vjetorit të botimit të këngës kreshnike shqiptare, Prishtinë, më 15.XII.1997). Instituti Albanologjik i Prishtinës. Prishtinë 1998, 153-159.

Fjalësi me burim të shqipes në veprat e Naimit krahasuar me disa të folme të Kosovës dhe të Malit të Zi. – në: Naim Frashëri 100 vjet pas. – Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Prishtinë 2000, 151-159.

Parashtesa në fjalësin e Burojës së Drenicës. – Studime 1998, 1999, 2000, nr. 5, 6, 7, 375-379.
Edhe diçka do të duhej përfshirë te gramatikat e gjuhës shqipe I. Tiranë, 1995. – Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Fakulteti i Filologjisë. Prishtinë, 2001, f. 183-185.

Me ç’sasi fjalësh po hyn fjalori i gjuhës së sotme shqipe në vitin 2000. – Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Fakulteti i Filologjisë. Prishtinë 2001, 411-414.
Për një plotësim në kreun e përemrave te “Gramatika e gjuhës shqipe”. Tiranë, 1995. – GjJ 21/2001, 1-2, 79-80.
Prejardhja dhe kompozimi në Burojë të Drenicës. – Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 20/1. Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Filologjisë dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Prishtinë, 2002, f. 207-214.

Rrjedhoja të reja leksikore nga Buroja e Drenicës mbështetur në etimologjitë e prof. Çabejt. – Eqrem Çabej – Sesion shkencor “Rëndësia e veprës së prof. Eqrem Çabejt për studimet albanologjike” kushtuar 90-vjetorit të lindjes, më 25-26 dhjetor. Instituti Albanologjik i Prishtinës. Prishtinë, 2003, f. 161-168.

Sistemi mbaresor dhe formimi i zgjedhimit jovepror te format analitike të foljes në disa të folme popullore. – Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Fakulteti i Filologjisë. Prishtinë, 2003, II, f. 463-467.

Fjalë me burim të shqipes te “Leksiku i së folmes arbëreshe të Shën Konstantinit” nga Pasquale Scutari. – Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 22/1 Prishtinë, 2004, f. 290-293.
Leksiku te Ernest Koliqi e Anton Harapi. – Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. I. Universiteti i Prishtinës. Fakulteti i Filologjisë. – Universiteti i Tiranës. Fakulteti i Historisë-Filologjisë. Prishtinë, 2005, f. 377-386.

Rreth disa trajtave te “Meshari” i Buzukut krahasuar me të folmet popullore. – GjSh 23/2005, 2, 25-33; Dija 3/2005, 143-150.

Ç’shohim të diskutueshme në fushën e morfologjisë së sotme. – në: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare . Universiteti i Prishtinës. Fakulteti i Filologjisë. – Universiteti i Tiranës. Fakulteti i HistorisëFilologjisë. Prishtinë, 2006, I, f. 309-314.

Prania e emërzimit në disa të folme popullore. – GAlb-ShkFil 36/2006 (2007), f. 145-152.
Asnjanësit te fjalori i Bardhit. – në: Frang Bardhi 400-vjetori i lindjes. Punime nga sesioni shkencor i mbajtur në Prishtinë më 23 nëntor 2006. Instituti Albanologjik i Prishtinës. Prishtinë 2007, f. 97-105.
Rreth historisë së asnjanësve të shqipes sipas akademik Ajetit. – GjSh 25/2007, 2, 57-60.
Kontributi i Hasan Vokshit në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës. – në: Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968). Materiale nga Sesioni shkencor i mbajtur më 22 prill 2008. Instituti Albanologjik i Prishtinës. Prishtinë, 2008, f. 255-258.
Rreth fjalorit të Mehmet Elezit – “Fjalor i gjuhës shqipe”. – Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë. Materialet e punimeve të Seminarit I Ndërkombëtar të Albanologjisë 6-23 shtator 2007. Universiteti Shtetëror i Tetovës. Tetovë, 2008, f. 239-243.
Rreth një përputhjeje leksikore ndërmjet “Fjalorit arbërisht – shqip” të Kamsit me disa të folme gege. – Studime 2008, 15, 183-199.
Zgjedhimi jovepror te disa forma analitike të foljes dhe përdorimi i asnjanësve në studimet e profesor Çabejt. – GAlb-ShkFil 38/2008 (2009), 67-77.
Kontakte të sotme leksikore ndërmjet shqipes dhe turqishtes veçmas në qytetin e Prizrenit. – në: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Universiteti i Prishtinës. Fakulteti i Filologjisë. – Universiteti i Tiranës. Fakulteti i Historisë-Filologjisë. Prishtinë, 2010, I, f. 463-467.
Rreth një shtrese leksikore me burim të shqipes vështruar në diakroni. – Çështje të studimeve diakronike të shqipes. Materialet e Konferencës shkencore, 6 korrik 2009, Prishtinë. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Prishtinë, 2010, 219-227.
Ç’do shtuar te Morfologjia e ASHSH-së. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Universiteti i Prishtinës. Fakulteti i Filologjisë. – Universiteti i Tiranës. Fakulteti Histori-Filologji. Prishtinë, 2011, I, 455-459.

Për pastrimin e fjalës së shqipes në televizionet tona. – Albanologji 1. Vëllimi II. Punimet nga aktiviteti shkencor Java e Albanologjisë i mbajtur më 25-29 tetor. Instituti Albanologjik. Prishtinë, 2011, f. 357-359.
Fjalësi (leksiku) te veprat e Skiroit (krahasime me disa të folme gege). – GAlbShkFil 41-42/2011-2012,152-160.
Ç’shohim të diskutueshme te standardi i shqipes. – Albanologji 2. Vëllimi I. Punimet nga aktiviteti shkencor Java e Albanologjisë (14-18 nëntor 2011). Instituti Albanologjik. Prishtinë, 2012, f. 295-298.
Fjalori i Kristoforidhit shtyllë e leksikografisë shqiptare. – Albanologji 3. Vëllimi II. Punimet nga Konferenca shkencore Shekulli i Shtetit Shqiptar. Java e Albanologjisë (11-12 qershor 2012). Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2013, f. 237242.
Hapa përparimi të shqipes standarde për dyzet vjet. – KGj 10/2013, 2, 97-104.
Sistemi foljor në të folmen e Ljarjes së Krajës. – GAlb-ShkFil 43/2013 (2014), 121-130; Kraja me veçantitë shestanase në rrjedhën e shekujve. Shoqata “Don Gjon Buzuku”. Ulqin, 2013, f. 255-261.
Fjalor popullor. Me rreth 20000 fjalë. Prishtinë 2014, 396 f.
Standardi përbashkues i dialekteve të shqipes dhe i vetë shqiptarëve. – Akademia jubilare me rastin e 40-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. (Korçë, nëntor 2012). Shtëpia botuese “Primo Print”, Korçë, 2014, 83-84.
Trajta të ndryshme gramatikore nga disa të folme popullore. – Albanologji 4. Vëllimi I. Punimet nga aktiviteti shkencor “Java e Albanologjisë”, i mbajtur më 2123 tetor 2-13 . Instituti Albanologjik, Prishtinë 2014, f. 147-150.
Disa venerime morfologjike, sintaksore dhe leksikore te “Epika legjendare e Rugovës, I” nga Zymer Ujkan Neziri. – Eposi i Kreshnikëve: Monument i Trashëgimisë Kulturore Shqiptare. Konferencë shkencore ndërkombëtare. Prishtinë, 28-30 gusht 2010. Instituti Albanologji, Prishtinë – Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë. Vëllimi II. Prishtinë, 2016, 505-512.
Leksiku te romani “Tan Temali” nga Ilir Shaqiri. – në: Albanologji 6. Vëllimi I. Punimet nga aktiviteti shkencor “Java e Albanologjisë”, i mbajtur më 15-19 qershor 2015. Instituti Albanologjik i Prishtinës. Prishtinë 2016, f. 195-197.

Recensione
Për pastërtinë e gjuhës shqipe. Fjalor. Grupi i përpunimit dhe i redaktimit: prof. Androkli Kostallari (kryetar), prof. Emil Lafe, prof. Jani Thomai, dr. Engjëll Angoni. Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë, 1998, 188 f. – GjJ 19/1999, 1-2, 105-108.
Mehmet Elezi. Fjalor i gjuhës shqipe. Enti botues “Gjergj Fishta”. Tiranë, 2006, 1664 f. – Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë. Materialet e punimeve të Seminarit I Ndërkombëtar të Albanologjisë 6-23 shtator 2007. Tetovë, 2008, f. 239243.

Për A. Zymberin
Mulaku, Ragip: Prurje të reja leksikore në “fjalorin popullor” të Abdullah Zymberit. – në: Albanologji 5. Vëllimi I. Punimet nga aktiviteti shkencor “Java e Albanologjisë”, i mbajtur më 16-18 qershor 2014. Instituti Albanologjik i Prishtinës. Prishtinë 2015, vëll. I, f. 183-194.
Recensione për librin: Abdullah Zymberi, Fjalorth i fjalëve të rralla. “Rilindja”. Prishtinë, 1979, 199 f. – Gjovalin Shkurtaj, – në: Dialektologjia shqiptare V. Tiranë, 1987, f. 425-430, – Claius Haebler, në: Die Sprache 29/1983, f. 107.

Recensione për librin: Abdullah Zymberi, Leksiku bujqësor e blegtoral i të folmeve shqipe të Malit të Zi. – Instituti Albanologjik i Prishtinës. Prishtinë, 1996, 293 f. nga: – Pavli Haxhillazi – GjJ 18/1998, 1-4, f. 139-143; – Begzad Baliu: Fjalor i parë i leksikut bujqësor e blegtoral. Dr. Abdullah Zymberi, “Leksiku bujqësor e blegtoral i të folmeve shqipe të Malit të Zi”. – IAP. Prishtinë, 1996, f. 295. – GjSh 17/1998, 2, 42-46; GjSh 17/1998, 2, f. 42-46, Lemba 2000, 3-4, 127-131.

Shkurtimet: Dija (Ulqin) GAlb-ShkFil = Gjurmime albanologjike. Seria shkencat filologjike. Instituti Albanologjik. Prishtinë. GjJ = Gjuha jonë (Tiranë) GjSh = Gjuha shqipe. Instituti Albanologjik. Prishtinë. KGj = KGj = Kulturë e gjuhës. (Përmbledhje artikujsh). Shoqata e Gjuhës Shqipe e Kosovës. Prishtinë. Lemba (Ulqin) Përparimi (Prishtinë) Studime.- (Përmbledhje punimesh). Akademia e Arteve dhe e Shkencave e Kosovës. Prishtinë.

Shkrimi është publikuar edhe në revistën:https://www.revistaperla.al/

/PrizrenPress.com/

- Advertisement -

Më Shumë

Prizren, mungon prokurori, shtyhet gjykimi ndaj policit kufitar

Të martën, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në rastin kundër polici kufitar, Avni Ajdini, i akuzuar për keqpërdorim...

Balaj-Halimaj nesër shkon në Shqipëri, dakordohet për takimin e radhës të qeverive

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj do të zhvilloj nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri. Më këtë rast ajo do të takoj homologun...

Guardiola: Ndaj Realit dua të luajmë në Manchester

“E kam thënë shumë herë që dua të luajmë në Manchester, por presim çdo vendim nga UEFA”. Trajneri i Cityt, Pep Guardiola po mendon...

“Më vjen të ulëras”: Njihuni me CV-në e deputetes, dikur “Miss Tepelena” që do ndryshojë Kushtetutën

Në një rast të pazakontë në historinë e tranzicionit shqiptar të 30 viteve të fundit, mazhoranca e Edi Ramës, së bashku me opozitën parlamentare,...

Vetëm dje 12 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme kanë ardhur në jetë 12 fëmijë, transmeton portali "PrizrenPress". Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Muriqi dhe Shaqiri së bashku në një skuadër

Klubi i madh turk, Fenerbahce është duke shfaqur interesim për shërbimet e yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri, gjithnjë sipas medieve turke. Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen...

Në spitalet e Kosovës, 301 pacientë me coronavirus, 29 në gjendje të rëndë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në klinikat e...

Turisti britanik rrëzohet nga ballkoni dhe bie mbi një person, vdesin të dytë

Një shtetas i Britanisë ka vdekur në Spanjë pasi që kishte rënë nga ballkoni i një hoteli. Ai ka rënë përmbi një person tjetër duke...

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 22 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Prizrenit janë duke u trajtuar 22 pacientë me COVID-19, shkruan “PrizrenPress”. 270 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në QKUK dhe...

Tri raste të reja me COVID-19 në Malishevë, njëri prej tyre i konfirmuar pas vdekjes

Bazuar në rezultatet zyrtare të komunikimit të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sot janë regjistruar tri raste të prekur me...

Doli nga shtypi libri më i ri i Agim Vincës “Ditari i Pandemisë”

Doli nga shtypi, në botim të shtëpisë botuese “Artini” nga Prishtina, libri më i ri i Profesor Agim Vincës: “DITARI I PANDEMISË. Rrëfime nga...

Ditëve në vazhdim pritet të ketë rritje më të theksuar të çmimit të derivateve

Çmimet e derivateve dita-ditës po shënojnë rritje. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se qytetarët tanë janë duke u shërbyer me...

Komuna e Rahovecit mban mbledhje komemorative në nderim të Sabahajdin Qeskës

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në përkujtim të jetës dhe veprës tani më të ndierit, Sabahajdin Qeska, (Inspektor për Çështje Komunale), komuna...

“Nuk mundem t’ua falë” – nëna kërkon përgjigje 25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë (VIDEO)

Njëzetepesë vjet më parë, më shumë se 8,000 burra dhe djemë myslimanë të Bosnjës u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në Srebrenicë, masakër...

Leonora Jakupi tërheq vëmendjen e fansave me fotosesionin e fundit

Leonora Jakupi është ndër artistet më të komentuara dhe të dëgjuara në estradën shqiptare, Bukuroshja bionde është aktive në rrjete sociale, duke publikuar imazhe të...

Prizren: Burri dhe vjehrri e bëjnë gruan për spital

Gjatë ditës së djeshme në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje, transmrton PrizrenPress. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të...

Lajmet e Fundit

Si të rihapen shkollat: Mësimet nga shkenca dhe shtetet e tjera

Pasi që shkollat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderojnë rifillimin e mësimit në klasa, sfida e tyre po komplikohet me disa pasiguri...

COVID-19 në Prizren: 400 raste të konfirmuara, 222 të shëruar dhe 18 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar tabelën me të dhënat e fundit lidhur me koronavirusin në të gjitha komunat e Kosovës Përmes kësaj tabele, kjo ministri...

Dita e tretë e intervistimit të presidentit Thaçi në Hagë

Rreth 12 orë brenda dy ditësh, presidenti i vendit Hashim Thaçi është intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Për dallim nga dita e hënë...

Vdes pasi i ngec ushqimi në fyt

Një ngjarje vërtet e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë ku një person është gjetur i pa jetë. Burime nga policia bëjnë me...

MSH-ja legalizon testimin rapid, ekspertët vënë në dyshim përdorimin për diagnostikim

Brenda disa javësh Ministria e Shëndetësisë ka promovuar dy qëndrime kontradiktore për testimin rapid (të shpejtë). Qeveria Kurti nuk kishte lejuar përdorimin e këtyre...