20.8 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Policia në shok, arrestojnë kolegun për 11 grabitje me armë

Policia greke vuri në pranga të enjten një efektiv policie për përfshirjen në 11 grabitje, të cilat i kishte kryer me armën e shërbimit.

Polici i arrestuar, fotografia e të cilit është publikuar nga zougla.gr, kishte në shënjestër stacionet e benzinës.

Sipas hetimet, seria e grabitjeve kishte nisur që prej dhjetorit të vitit 2019.

I riu ishte oficer policie në Atikën veriperëndimore prej vitit 2011.

Pas arrestimit të tij të enjten, ai i justifikoi grabitje me problemet financiare me të cilat po përballej kohëve të fundit.

Burime policore thanë se i arrestuari kishte përdorur tre makina për grabitjet. Ajo çfarë i kishte bërë përshtypje policisë për kolegun e tyre ishte shpejtësia e çmendur me të cilën po lëvizte para se të vihej në pranga.

Policia që po e ndiqte nga pas u detyruar të ngadalësohej në mënyrë që të shmangte një aksident të rëndë.

“Ai po ngiste me shpejtësi. Kaloi me të kuqe si i çmendur, duke rrezikuar jetën e civilëve, por edhe të policisë që e ndiqte.”

Pak para arrestimit, ai kishte kryer dy vjedhje të armatosura në një pikë karburanti në Peristeri dhe në një stendë në Galatsi, ku mori gjithsej 690 euro.

Hetimi zbuloi se dhjetorin e kaluar ai kishte kryer nëntë vjedhje të armatosura në tetë stacione karburanti dhe një kioskë në Agia Paraskevi, Chalandri, Ilioupoli dhe Galatsi, nga të cilat ai siguroi rreth 4,400 euro/Ora News.tv.

Më Shumë

Arrestohen tre të dyshuar për mashtrim në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për veprën penale të mashtrimit. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në...

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

Nga Ben Blushi Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm. Ka qëlluar që kryeministrat janë të paaaftë siç është...

Lajmet e Fundit