10.8 C
Prizren
E shtunë, 30 Maj, 2020

Qeveria anulon vendimin për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë

Në mbledhjen e mbrëmshme korresponduese të Qeverisë së Kosovës ku u morën masa shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, janë marrë edhe disa vendime të tjera.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe vendimi në të cilin i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme që ka nën administrim. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Programi i Qeverisë 2020-2023 parasheh politika që mund të ndryshojnë statusin aktual të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe të ndryshojnë administrimin afatgjatë të pronës publike dhe shoqërore.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për anulimin e vendimeve të Qeverisë për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë dhe vendimet për shpronësimin e pronave të paluajtshme që preken nga themelimi i kësaj zone në zonat kadastrale të Banjës, Bellanicës dhe Senikut të Malishevës. Në arsyetimin e vendimit thuhet se këto vendime janë në kundërshtim me Ligjin.

Në mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar Koncept Dokumenti për reformën gjyqësore në drejtësi komerciale. Koncept dokumenti ka analizuar dhe identifikuar qasjen e deritashme të komunitetit të biznesit, dhe kohëzgjatjen e trajtimit të lëndëve administrative që lidhen me çështjet ekonomike, e që vjen si rezultat i mungesës së kapaciteteve aktuale.

Pas analizës së Procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe pas identifikimit të problemeve në zbatimin e ligjeve aktuale, Koncept Dokumenti ka rekomanduar ndryshimin e kornizës ligjore përmes hartimit të Ligjit të ri për Gjykatat Komerciale.

Kabineti ka shqyrtuar dhe miratuar Koncept Dokumentin për Evidencën Qendrore Penale të Kosovës, i cili konstaton se Kosova është një nga vendet e rralla që kompetencat e mbajtjes së evid encës penale i ka lënë në kompetencë të administratës gjyqësore. Koncept Dokumenti rekomandon që të hartohet Ligji për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës i cili do ta përcaktonte Ministrinë e Drejtësisë si organ kompetent për administrimin e këtij sistemi.

Gjithashtu, Qeveria ka aprovuar Raportin Vjetor Financiar për vitin 2019. Raporti evidenton se të hyrat e përgjithshme për vitin 2019 kanë qenë në shumën 2 miliardë e 222 milionë e 920 mijë euro, ndërsa pagesat kapin shumën prej 2 miliardë e 152 milionë e 546 mijë euro.

- Advertisement -

Më Shumë

Pastrohen varrezat në Prizren (Foto)

Pas pastrimit të varrezave myslimane të qytetit, puna për pastrim dhe mirëmbajtjen e tyre po vijon edhe në varrezat katolike dhe ortodokse. Sipas kontratës pastrimi...

Baraliu: Shkarkimi im i kundërligjshëm

Vendimi për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes së KRU “Hidroregjioni jugor”, Besim Baraliu, po cilësohet si i padrejtë, politik dhe pa asnjë arsyetim...

Spitalet pritet t’i kthehen punës si para pandemisë

Të gjithë shërbimet shëndetësore që janë kryer para se të shpallet pandemia e COVID-19 do të kthehen përsëri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,...

Casillas emocionon tifozët e Realit: Do të kthehem një ditë

Portieri veteran, Iker Casillas, i emocionoi tifozët e Real Madridit teksa kujtoi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Los Blancos, duke e...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

Blogerja  Armina Mevlani është një ndër vajzat më të njohura të shoëbizz-it shqiptar. Armina komentohet edhe për faktin se është partnerja e Shkëlzen Berishë,...

Javën tjetër prezantohet Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike prej 1.1 miliard euro

Pako e rimëkëmbjes ekonomike do të prezantohet javën tjetër, vlera e të cilës parashihet të jetë prej 1.1 miliard euro. Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve,...

Banka Botërore: Deri në 150 mijë njerëz në Kosovë mund të bien në varfëri si pasojë e koronavirusit

Një studim i Bankës Botërore konstaton se pandemia COVID-19 do të rrisë nivelin e varfërisë dhe të papunësisë në Ballkanin Perëndimor. Në Ballkanin Perëndimor sipas...

Mikrobiologu Raka: Besoj se nxënësit shumë shpejt do të kthehen në shkolla

Situata me koronavirus në Kosovë është e menaxhueshme. Kështu është shprehur mikrobiologu Lul Raka, i cili ka thënë se në aspektin epidemiologjik situata është brenda...

Seksi dhe joshëse, Eva Murati publikon foto me bikini

Moderatorja Eva Murati ka postuar një foto në ambientin e shtëpisë duke u shfaqur mjaft joshëse. Në foton e publikuar në “Instagram”, nuk kanë munguar...

60 milionë euro për Icardin, Juventusi parakalon PSG-në

Mauro Icardi nuk do të kthehet tek Interi dhe kjo është e sigurt. ESPN, dy ditë më parë raportonte se ishin mbyllur bisedimet dhe...

Rexhaj: VV’ja s’do ta respektojë vendimin e Kushtetueses, nëse dallon nga ai për VLAN’in

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj është i bindur se vendimi për dekretin...

I dyshuari nga Rahoveci për vrasjen dhe djegien e vëllait, e kishte vrarë edhe gruan para disa vitesh

Një vrasje e rëndë kishte ndodhur në fshatin Bërnjak të Komunës së Rahovecit gjatë muajit shkurt të këtij viti. Atje, pas një zënke verbale, vëllai...

E vërteta për masakrën serbe në ‘Tusuz’ të Prizrenit

Nga Zafir Berisha  (Në kujtimë të 21 vjetorit të veprimit gjenocidalë serbë mbi shqiptarët në Tusuz-Prizren) Tusuzi (Lagjeja e Trimave) si lagje dihet se para dhe...

Rimëkëmbja ekonomike mund të marrë kohë deri në vitin 2023

Nëse në muajin qershor stabilizohet gjendja e krijuar nga koronavirusi, vlerësohet se Kosova mund ta rikthejë gjendjen ekonomike gjatë këtij viti, por nëse pandemia...

COVID-19, mbi 1 200 persona në Prizren rrezikojnë të mbesin pa punë

Pas përhapjes së COVID-19 numri i atyre që kanë vizituar qytetin historik të Prizrenin ka rënë dukshëm. Ekonomia e këtij qytetit varet kryesisht nga zhvillimi...

Prizren: Shtyhet afati për aplikim në konkursin e filigranit

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik njofton qytetarët se afati për aplikim në kurse të filigranit, që ishte paraparë të përfundojë më 26.05.2020, është...

Lajmet e Fundit

Prizreni nuk gjen qetësi nga coronavirusi, Haskuka thotë se nesër testohen edhe 37 zyrtarë tjerë policorë

Sot në Prizren janë paraqitur edhe pesë raste të reja me coronavirus. Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka thotë për RTV Dukagjinin se të infektuarit e...

E famshmja e Champions, Kinsey Wolanski s’i lë prapësitë

Kinsley Wolanski e ka konfirmuar se bën pjesë te gocat e mbrapshta. E gjithë bota u njoh me të kur hyri gjysmë e zhveshur...

Tinka Kurti: Si më zgjodhi Dritëroi, të luaja Nënë Pashakon

Për të, ai ishte njeriu bujar, poeti i dashur, shkrimtari i mprehtë, vizatuesi i portreteve, por edhe “zyrtari” që zgjidhte problemet dhe i gjendej...

Trump ndërpret marrëdhëniet me OBSh: U bë palë me Kinën

Presidenti Amerikan Donald Trump ka njoftuar pak më parë se do të ndërpresë marrëdhëniet e tij me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe shkak për...

Pronari të cilit iu shemb shtëpia në Prizren, nuk e ka pranuar restaurimin

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, sot është njoftuar se ka ndodhur një rrënim parcial i murit të një ndërtese të vjetër e...