7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Ministria e Ekonomisë: Furnizimi me miell nuk është problem

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) po merr të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar furnizimin e rregullt të tregut me drith dhe miell.

Në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe vendeve të rajonit Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, i përkrahur nga Bashkimi Evropian ka marre nismë për hapjen e korridoreve të gjelbra duke synuar mundësinë e qarkullimit te lirë të mallrave te domosdoshme.

“Në takimin e sotëm rajonal përmes një video konference me zyrtarët e Ministrisë, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka kumtuar zotimet për krijimin e korridoreve të gjelbra që mundësojnë qarkullimin e lirë të mallrave te domosdoshme — duke përfshirë grurin dhe miellin. Ne këtë takim janë diskutuar propozimet nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit dhe Sekretariati i CEFTA për të vendosur korridore te gjelbra brenda territorit të Ballkanit Perëndimor”, thuhet ne njoftim.

MEPTINIS po vijon bashkëpunimin dhe komunikimin e afërt me akterët  përkatës në tregun vendor dhe rajonal dhe me mekanizmat shtetërorë për të siguruar bukën për qytetarët gjatë periudhës së pandemisë.

MEPTINIS rikujton se blerjet masive të shtytura nga paniku janë të panevojshme. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë mjetet financiare dhe burimet e duhura për të siguruar furnizimin me mallrat esencialë.

Më Shumë

Kryetari Shaqir Totaj në SHBA afirmon bashkëpunimin e Prizrenit me Amerikën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit