17.2 C
Prizren
E hënë, 26 Tetor, 2020

Quni u prit me nderime të larta ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare,  me protokollin më të lartë shtetëror dhe ceremoni të lartë ushtarake, Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, u prit në takim nga homologu i tij dhe nikoqiri,  Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.

Dy ministrat zhvilluan takimin kokë më kokë, për të vazhduar pastaj kryesimin e takimit ndërmjet dy delegacioneve.

Gjatë këtij takimi, ministri Akar theksoi miqësinë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës në përgjithësi dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet dy ministrive dhe forcave në veçanti. Ai theksoi, nevojën e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve, ministrive dhe forcave si dhe rëndësinë e bashkëpunimin në të mirën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Në takim u diskutuan bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimi në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Anton Quni, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për rolin dhe kontributin e madh të shtetit, qeverisë dhe Forcave të Armatosura të Turqisë në ndërtimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë, vet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ndër të tjera, ministri Quni, ritheksoi se partneriteti me Republikën e Turqisë si vend shumë i rëndësishëm i NATO-s, Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare dhe Forcat e Armatosura të Turqisë do të vazhdojë të jetë i fuqishëm në perspektivën tonë zhvillimore për të arritur aftësitë, kapacitetet dhe standardet më të larta operacionale për ofrimin e shërbimit tonë ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Gjatë takimit, me ministrin Akar dhe delegacionin e tij , ministri Quni shoqërohej nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, shefi i Kabinetit të Ministrit, Jashar Ramadani, atasheu Ushtarak në Ankara, kolonel Bekim Osmani dhe drejtori i departamentit për Bashkëpunim Ushtarak dhe Integrime Euroatlantike, kolonel Hasan Hoxha.

Takimi u realizua, në kuadër të vizitës zyrtare katër ditore të ministrit Quni dhe delegacionit të tij me ftesë të homologut të tij, ministrit Akar dhe do të vazhdoj me aktivitete tjera me strukturat udhëheqëse të ministrisë, forcave të armatosura dhe industrisë së mbrojtjes.

- Advertisement -

Më Shumë

Një vdekur me koronavirus, 130 raste të reja dhe 71 të shëruar për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, 130 raste pozitive dhe janë...

Haskuka inspekton punimet në rrugën “Fahredin Hoti”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi inspektuan nga afër punimet e...

Zëvendëskryeministrja shkarkon këshilltaren për të cilën u tha se babai i saj përfitoi nga 2 milionë eurot e vjedhura

Zëvendëskryeministrja e parë, Albulena Balaj-Halimi ka liruar nga detyra këshilltaren e saj Hajrie Gashi për të cilën u tha se babai i saj dyshohet...

Borxhi ndaj Devollëve, i bllokohen përsëri llogaritë Telekomit

Kompanisë publike, Telekomit të Kosovës iu janë bllokuar mëngjesin e ditës së sotme llogaritë, si pasojë e borxhit që ka ky institucion ndaj kompanisë...

Prizren/Dështon seanca ndaj të akuzuarve se mashtruan qytetarët për viza pune

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Flamur Hoxhës dhe Besim Rexhajt, të akuzuar për shpërlarje parash...

Limaj: Në gjykatë ma kanë përmendur edhe nënën, vdiq para se të shpallem i pafajshëm

Fatmir Limaj, i cili është edhe kryetar i Nismës Social-demokrate ka treguar për momentet emocionuese që ka pasur gjatë proceseve gjyqësore. Edhe pse njihet si...

Sarri në listën e Romës dhe të Fiorentinës

Dy skuadra të mëdha italiane e duan Maurizio Sarrin. Trajnerin italian shumë shpejt mund ta shikojmë në stolin e një skuadre, pasi në adresë...

Analistët thonë se PDK do ta merr postin e presidentit dhe do të evitohen zgjedhjet

Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka mohuar qe si opsion i saj është edhe shkuarja në zgjedhje, por për njohësit e çështjeve politike...

Bashkim Beshi ishte futbollisti i Lirisë

Ish-futbollisti i Lirisë, Bashkim Beshi, ka vdekur sot në moshën 52-vjeçare, njofton klubi i Ligës së Parë. Beshi vdiq mëngjesin e së dielës si gjykatës...

Sot u nënshkruan marrëveshjet për subvencionimin në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në Malishevë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Malishevës, përkatësisht drejtori i kësaj drejtorie, Rexhep Mazreku, ka nënshkruar marrëveshjet për subvencionimin e organizatave...

Prizren: Dëgjohet CD-ja e propozuar nga pala e dëmtuar në rastin ku i akuzuar është deputeti Adem Hoxha

Në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar seanca e shqyrtimit kryesor ndaj Adem Hoxhës, deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili akuzohet për sulm...

Specialja deklarohet për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

Prokuroria ua ngriti aktakuzën me 24 prill. E gjyqtarit të procedurës paraprake nga Haga, i kanë mbetur vetëm edhe tre ditë nga afati gjashtë mujor...

Përfundon afati kur Specialja duhej të vendoste për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, Koci beson se është konfirmuar

Janë bërë gjashtë muaj prej kur para Dhomave të Specializuara është paraqitur për konfirmim një aktakuzë, në të cilën si të dyshuar për krime...

Ka vdekur në New York aktori Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin e ka konfirmuar aktori Xhalal Haliti. Ai ka bërë të...

Çeku: Kemi mbi 15 mijë dokumente që po i shqyrtojmë rreth privatizimit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se intervistimi në Komisionin hetimor të privatizimit nuk është zgjedhje apo dëshirë. Sipas tij, në momentin...

Pse disa njerëz vishen vetëm me të zeza?

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Në ditë të mira mund ta...

Lajmet e Fundit

Vdes një i infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se tre persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur sot në Kosovë. Vdekjet kanë ndodhur: një rast në...

Prizren, 4 raste të reja me koronavirus

Në komunën e Prizrenit të hënën janë shënuar 4 raste të reja me koronavirus. Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

Propozimi i ri, korsi vetëm për gratë në autostrada

Kompania e sigurimeve britanike “Sheila’s Wheels” ka bërë një propozim interesant duke kërkuar korsi të veçanta në autostrada vetëm për shoferet gra dhe madje...

Dua po sjell duet me këngëtare, ja kur del

Po vjen me projekt të ri muzikor. Dua Lipa ka zbuluar edhe datën se kur do të lansohet kjo këngë që është duet. Dua me anë...

Ka vdekur në New York aktori Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin e ka konfirmuar aktori Xhalal Haliti. Ai ka bërë të...