5 C
Prizren
E diel, 23 Nëntor, 2025

Rexhaj: Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, ka thënë në Kanal10 se Vetëvendosje ka mbështetje edhe nga shoqëria për të inicuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

“Si pikë të parë të këtij mocioni e kemi vendosur dështimin në menaxhimin e pandemisë. Kjo qeveri është analfabete në menaxhimin e pandemisë. E dyta është qasja e gabuar e kësaj qeverie ndaj dialogut”, është shprehur Rexhaj.

Më tej, Rexhaj duke diskutuar për menaxhimin e pandemisë tha se, Qeveria Kurti kishte paraparë hapjen në tre hapa.

“Keqmenaxhimi i tanishëm i pandemisë është për shkak të rrëzimit të Qeverisë Kurti, e cila qeveri buronte nga vullneti I qytetarëve”, theksoi ai./Kanal10

Më Shumë

Lajmet e Fundit