Rreth 50 raste aktive me Covid-19 por Prizreni plot me qytetarë

Qe shtatëdhjetë vite ky është vendi i tij i punës. Nëntëdhjetë vjeçari, Emin Ballakadri stacion e ka këtë shatërvan që nga mëngjesi deri në mbrëmje. Ai jetesën e nxjerr me këtë karrocë e kali duke i shëtitur turistët në Prizren.

Por gati tre muaj ju desh të qëndronte brenda për shkak të pandemisë.

E qe tri ditë i është rikthyer punës por pa ndonjë përfitim.

Por edhe pse turistët mungojnë prizenasit nuk po e lëshojnë sheshin që prej largimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë.

E, Në këtë komunë janë rreth 50 raste aktive.

Drejtori i Shëndetësisë thotë që disa prej rasteve nuk i dihet burimi i infeksionit.

Shehu tutje thotë që janë në pritje të informacioneve për të infektuarit e kësaj komune.

E pavarësisht lajmeve për raste të reja kafenetë janë të mbushura.

Frika në këtë qytet duket se është larguar.

Prizreni është njëra ndër komunat që së fundi ka pasur numër të madh të rasteve me infeksionin covid-19./Express

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit