14.6 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Shtiu me armë pastaj e goditi me shpuzore në kokë, një muaj paraburgim të dyshuarit në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurit me iniciale SH.A. nga fshati Mushtisht, Komuna e Suharekës.

Sipas njoftimin, kjo u bë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje në tentativë.

“Ekziston arsye ligjore për caktimin e paraburgimit ngase i pandehuri me iniciale SH.A. në fshatin Mushtisht, Komuna e Suharekës saktësisht në ambientin e pishinës “Freskia” pronë e të dëmtuarit me iniciale Z.SH., me dashje e vë në rrezik jetën e tij, në atë mënyrë që me qëllim të privimit nga jeta e të dëmtuarit, me një pistoletë në dorë të kalibrit 9 mm, shkrep dy herë në drejtim të tij të cilin arrin ta plagosë në këmbë, ku më pas i afrohet dhe sërish e godet me një shpuzore në kokë, dëshmitarët arrin t’ia marrin armën nga dora”, njofton gjykata.

Më Shumë

Anderson, sërish MVP

Kyan Anderson i Bashkimit ishte më i dalluari në derbin ndaj GO+ Peja me 16 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, duke u shpallur...

Aktakuzë ndaj 7 personave për urën metalike në Ngucat që s’u ndërtua fare

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për shkak të dyshimit për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ndaj një...

Lajmet e Fundit