3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Shtyhet për 20 shtator mbajtja e provimeve pranuese për studentë të rinj

Provimi pranues për studentët e rinj në institucionet e arsimit të lartë nuk pritet të mbahet deri rreth datës 20 shtator.

Kjo për shkak se në fund të muajit gusht do të mbahet testi i maturës. Rezultatet e tij nuk do të shpallen deri në fillim të shtatorit dhe tek atëherë do të hapen konkurset për pranimin e studentëve.

Prorektori për mësim dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës, Hysen Bytyqi, ka thënë se gjithçka do të varet nga koha kur shpallen rezultatet e maturës. Edhe pse provimi pranues këtë vit do të mbahet me dy muaj vonesë, ai beson se do të jenë dy afate për pranim të studentëve.

Nëse testi nuk mbahet më 29 gusht, siç është paraparë nga MASH-i, Bytyqi ka thënë se duhet të mblidhet Senati i UP-së dhe do të gjejë forma të tjera alternative për pranimin e studentëve. Shtyrja e këtyre proceseve, sipas tij, do të mund të ndikojë që edhe viti i ri akademik të mos nisë më 1 tetor.

E Ministria e Arsimit përmes një përgjigjeje me shkrim ka theksuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me universitetet publike e institucionet private të arsimit të lartë, në mënyrë që t’i koordinojnë aktivitetet rreth konkurseve për pranimin e studentëve në këtë situatë pandemie.

“Të gjitha vendimet janë marrë dhe do të merren duke u konsultuar me IKShP-në dhe MSh-në, në mënyrë që të gjitha veprimet të ndërmerren në përputhje të plotë me rekomandimet dhe masat mbrojtëse ndaj COVID-19, që në asnjë mënyrë të mos rrezikohet shëndeti i të rinjve, por edhe i stafit akademik e administrativ nëpër institucione gjatë aplikimit për pranim në institucionet e arsimit të lartë”, thuhet në përgjigjen e MASH-it.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, këtë vit janë gjithsej 25.837 mijë maturantë./KOHA

Më Shumë

Kamioni ndot asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren

Pas ankesave të qytetarëve për ndotjen e asfaltit në rrugën “Besim Shala” nga kamionët e angazhuar në punime ndërtimore, patrulla e Stacionit Policor Prizren...

U paralajmërua për acar dhe temperatura deri në -20 gradë për fundvit në Kosovë, reagon IHMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar rreth lajmeve se fundviti në Kosovë do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me...

Lajmet e Fundit