7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Vdiq derisa po shkonte në çerdhe në Gjermani, sot varroset 3-vjeçari nga Malisheva

L.Gashit, 3-vjeçarit që ndërroi jetë pak ditë më parë duke shkuar në çerdhe i jepet sot lamtumira e fundit në fshatin Ngucat të Malishevës.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express, familjarët e L. Gashit. Të njejtët kanë bërë të ditur se djali ka qenë duke shkuar në çerdhe, kur i ka rënë të fikët, derisa më vonë është konstatuar se ka vdekur nga infarkti. Rasti ka ndodhur në Frankfurt.

Familja e tij nga fshati Ngucat i Malishevës, tutje, kanë bërë të ditur se djali nuk ka qenë i sëmurë më parë.

Varrimi i tij bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e fshatit. /GazetaExpress/

Më Shumë

Hodaj kritikon standardet e dyfishta brenda LDK-së

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka reaguar me kritika ndaj disa strukturave të partisë, duke i cilësuar si...

Kryeministri i parë i Palestinës ishte shqiptar

Një fakt historik pak i njohur për publikun e gjerë është se kryeministri i parë i një qeverie palestineze ishte Ahmed Hilmi Pasha, një...

Lajmet e Fundit