12.9 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Shtyllat e vjetruara, shqetësimi kryesor i banorëve të Senikut

Në kuadër procesit të hartimit të projekt buxhetit për vitin 2020, po vazhdon mbajtja e dëgjimeve publike në vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Mbrëmë është mbajtur dëgjimi në fshatin Senik, ku banorët e fshatit i kanë prezantuar disa nga nevojat që kanë, por sipas tyre, ajo që më së shumti kanë nevojë, është ndërrimi i shtyllave të energjisë elektrike, pasi ato jenë të vjetruara.

Në këtë takim, fillimisht drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, e ka prezantuar qarkoren buxhetore, me theks të veçantë, shtyllën buxhetore të investimeve kapitale.

“Buxheti për investime kapitale, është 3 milionë e 850 mijë euro për vitin 2020 dhe ky buxhet do të ndahet për investime në të gjitha vendbanimet. Ne jemi të vetëdijshëm se ky kufizim buxhetor nuk i plotëson nevojat që kemi si komunë, por jemi këtu që bashkërisht ti paraqesim nevojat dhe ti nxjerrim prioritetet, në mënyrë që hartimi i listës së projekteve kapitale, të hartohet nga kërkesat që dalin gjatë këtyre takime, dhe për këtë qëllim jemi duke i mbajtur këto dëgjime, në të gjitha vendbanimet”, tha drejtori Mazreku, përcjell PrizrenPress.

Më pas banorët, i kanë paraqitur nevojat dhe shqetësimet e tyre, dhe sipas banorëve, ata kanë problem me shtyllat e vjetruara të rrjetit të energjisë elektrike, dhe disa prej këtyre shtyllave paraqesin rrezik, andaj kërkuan nga komuna, që të bëj presion tek kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij rrjeti, që urgjentisht të ndërmarr masa për zëvendësimin e tyre.

Përndryshe, banorët e Senikut, thanë se kanë nevojë për ndërtimin e trotuarit në fshat, shtrimin e disa rrugëve, zgjerimin e rrjetit të kanalizimit, disa rrugë në lagjet e fshatit, meremetimin e një rruge të dëmtuar, si dhe shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Jonuzaj”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Restoranti në Landovicë në cak të hajnave, vjedhin para të gatshme

Një rast i vjedhjes është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në fshatin Landovicë të Prizrenit. Sipas policisë, pronari i një...

Zbulohet mosha e viktimave që humben jetën nga zjarri në një banesë në Malishevë

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë në Malishevë. Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë...

Lajmet e Fundit