16 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Sot vazhdon xhiro e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve

Programi i ditës së marte në Kuadër të Ligës së Kampionëve do të sjellë disa përballje shumë interesante. Me fillim nga ora 18:55 do zhvillohen dy ndeshjet hapëse mes Lokomotiv Moscow dhe Bayern Munich dhe asaj mes Shakhtar Donetsk dhe Inter Milan. “Bavarezët” udhëtojnë drejt Moskës si kryesues të grupit A ku ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Lokomotiv Stadium” ndërkaq ukrainasit presin në shtëpi klubin e Interit pas një fitoreje fantastike ndaj Real Madridit në Madrid me rezultat 2:3.

Më pas, me fillim nga ora 21:00 do të kemi gjashtë përballje shumë interesante. Grupin A do ta përmbyll ndeshja mes Atletico Madridit dhe RB Salzburgut ku spanjollët kërkojnë ti kthehen fitoreve në Ligën e Kampionëve pas humbjes së thellë nga Bayerni 4:0.

Grupi B do vazhdojë me përballjen mes Borussia Monchengladbachut dhe Real Madridit, ku “Galaktikët” udhëtojnë drejt “Borussia-Park” me shpresën të arkëtojnë tre pikë të plota pas humbjes së tmerrshme në xhiron hapëse ndaj Shahktarit 2:3.

Ndeshjet e radhës do jenë mes Olympiacosit dhe Portos e përcjellur nga sfida tjetër mes Marseille dhe Manchester City në kuadër të Grupit C. Portugezët presin ekipin e Olympiacosit në stadiumin “Estadio do Dragao” ku kërkojnë t’i sigurojnë tre pikët e para ndërkaq Manchester City udhëton drejt Francës që ta zhvillojë ndeshjen kundër ekipit të Marseille në stadiumin “Stade Velodrome”.

Dy ndeshjet e fundit do të jenë interesante, ku Atalanta e pret në shtëpi ekipin e Ajax kurse Midtjylland udhëton drejt “Anfield Road” në përballje me Liverpoolin. Grupin D e kryesojnë Atalanta dhe Liverpool ku pas javës së parë kanë arritur të arkëtonin tre pikë të plota në fitoret ndaj Midtjylland respektivisht Ajaxit.

Më Shumë

Intelegjenca Artificiale hap horizonte të reja për zejtarët e rinj në Prizren

Oda e Prizrenit ka organizuar seminarin “Inteligjenca Artificiale për Zejtarët – Departamenti i Rinisë”, një aktivitet që synon t’u ofrojë të rinjve mundësi të...

Ilaçi që premton jetë deri në 150 vjet dhe ndalon kancerin?

Drejtori kryesor teknologjik në kompaninë kineze “Lonvi Biosciences” në Shenzhen, Liu Qinghua, deklaroi se, falë rezultateve të kërkimeve më të fundit, në vitet e...

Lajmet e Fundit