Tërmet prej 4.8 shkallë në Greqi

Një tërmet ka goditur Greqinë mbrëmjen e së premtës, ndërkohë që vendi përballet me pandeminë e koronavirusit.

Lëkundja me magnitudë 4.8 e kishte epiqendrën në Spatharei.

Nuk raportohet për dëme materiale.

Ashtu si e gjithë bota, Greqia po përballet edhe me përhapjen e koronavirusit, ku sot u shënua viktima e 10-të.

Një tjetër person humbi jetën gjatë ditës së premte si pasojë e koronavirusit në Greqi, duke e çuar në 10 numrin e viktimave në këtë vend.

Numri i pacientëve të konfirmuar me koronavirus në Greqi është 495.

Më Shumë

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Lajmet e Fundit