9.9 C
Prizren
E mërkurë, 28 Janar, 2026

Ujëvara e Sotirës një kryevepër natyrore

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi solli së fundi pamje fantastike të Ujëvarës së Sotirës dhe bukuritë natyrore që ka parku i Tomorit.

Klosi fton pushuesit dhe turistët që të vizitojnë këtë destinacion fantastik turistik.

“Nga burimet e ujit të Malit të Tomorit krijohet Ujëvara e Sotirës. Një atraksion turistik, që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë e pushues”, shprehet Klosi.

Ujëvara e Sotirës ndodhet rreth 60 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh rreth dy orë në këmbë nga fshati Sotirë, nga ku ka marrë emrin ujëvara.

Ujërat burojnë nga mali i Tomorit dhe zbret nga një lartësi prej 100 m. Në verilindje të Tomorit, ndodhet një burim i fuqishëm që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur. Peizazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg.

Kjo ujëvarë tashmë është kthyer në një vend pelegrinazhi për turistët vendas dhe të huaj. Çdo fundjavë ajo pret me qindra vizitorë.

Ujëvara e Sotirës është vizituar nga qindra turistë këtë vit dhe fluksi vazhdon të rrite me rritjen e temperaturave në sezonin e verës pasi natyra e bukur e Tomori ofron jo vetëm freski, por bukuri të rralla natyrore, ecje në këmbë në shtigje malore, bimësi të harlisur dhe vendpushime të mrekullueshme për kampingje malore./ATSH

Më Shumë

A do të intervistohen kandidatët për deputetë për manipulimin e votave? Flet kryeprokurori Kryeziu

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, u pyet nëse do të hetohen edhe kandidatët për deputet, të cilëve iu shtuan votat. Ai tha se në këtë...

P.C Prizreni fiton ndaj New Basket 

Proton Cable Prizren ka shënuar fitore të thellë ndaj New Basket me rezultat 83:122 (16:31, 21:34, 25:36, 21:21), në një ndeshje ku mysafirët dominuan nga...

Lajmet e Fundit