11.8 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Veseli viziton Kabashin e Prizrenit: Kemi propozuar ligj të posaçëm për ta mbrojtur këtë lokalitet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli ka zgjedhur zonën e Kabashit në Prizren për të kaluar ditën e diele.

Ai ndalesën e parë e kishte te kalaja e Korishës, një vendbanim i rëndësishëm që zanafillën e ka nga periudha e bronzit të hershëm.

“Duke pasur parasysh pasurinë e madhe natyrore dhe kulturore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, ne kemi propozuar një ligj të posaçëm për ta mbrojtur e promovuar këtë lokalitet me traditë të lashtë e të çmuar”, ka thënë Veseli.

Ai thotë se zona e Kabashit në Prizren, është një ndër rajonet më të bukura në Kosovë, që meriton të eksplorohet nga më shumë vizitorë.

“Ndalesën time të parë e pata te kalaja e Korishës, një vendbanim i rëndësishëm që zanafillën e ka prej bronzit të hershëm. Mandej vizitova edhe shtabin UÇK-së, që qëndron aty si dëshmi për patriotizmin e madh të banorëve të kësaj krahine”.

“Në fund u ngjita në majat e bjeshkëve të Kabashit prej ku mund shikohet një pjesë e mirë e Kosovës. Duke pasur parasysh pasurinë e madhe natyrore dhe kulturore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, ne kemi propozuar një ligj të posaçëm për ta mbrojtur e promovuar këtë lokalitet me traditë të lashtë e të çmuar”, ka shkruar Veseli në profilin e vet në “Facebook”.

Më Shumë

Rënia e blegtorisë rrezikon resurset e Sharrit

Resurset e shumta të Bjeshkëve të Sharrit ngelen të pashfrytëzuara, për shkak të rënies së numrit të bagëtive. Resurse të shumta të Bjeshkëve të...

Puna nuk ndalet, Smajl Latifi vazhdon punën për ndërtimin e rrugës Rahovec – Xërxë me katër korsi (video)

Kryetari aktual i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se puna intensive për ndërtimin e rrugës Rahovec – Xërxë me katër korsi, nuk...

Lajmet e Fundit