9.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Çikat e Bashkimit fitojnë me një fund dramatik ndaj Penzës

Çikat e Bashkimit kanë shënuar fitore të rëndësishme ndaj Penzës me rezultat 75:72 (17:14, 19:19, 17:20, 22:19), në një ndeshje shumë të fortë dhe me emocione deri në sekondat e fundit, raporton PrizrenPress.

Ndeshja ishte e balancuar gjatë gjithë kohës, me Penzën që disa herë kaloi në epërsi falë lojës së mirë të C. Denise. Megjithatë, Bashkimi reagoi fuqishëm në çerekun e katërt, ku me gjuajtje të sakta nga distanca dhe mbrojtje të fortë arriti ta rikthejë avantazhin. Pikët vendimtare në minutën e fundit dhe menaxhimi i qetë i topit i siguruan fitoren vendasve.

N. Bohanon ishte më e dalluara te Bashkimi me 27 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa A. Mead kontribuoi me 23 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime. Paraqitje të mirë pati edhe S. Daci me 17 pikë dhe 15 kërcime.

Te Penza, më efikasja ishte C. Denise me 32 pikë, 7 asistime dhe 11/13 nga gjuajtjet e lira, ndërsa T. Rose shtoi 18 pikë dhe 8 kërcime, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Një person gjendet i pajetë në Rahovec, trupi dërgohet në IML

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 08:35, në Rahovec është raportuar një rast i hetimit të vdekjes. Sipas njoftimit...

Dominim total: Bashkimi i pamëshirshëm ndaj Trepçës

Bashkimi ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 82:42, në kuadër të Superligës së Femrave në basketboll, duke dominuar takimin nga fillimi...

Lajmet e Fundit