Zafir Berisha akuzon njerëzit e politikës për dy shtatoret e shëmtuara në Prizren

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka kritikuar skulpturën e dy shtatoreve, Skënderbeut dhe Adem Jasharit, që u zbuluan dje në Prizren.

Sipas tij, këto dy shtatore u bënë në llogari të politikës.

“Vërtet e kam iniciuar vendosjen e shtatores së heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriot – Skënderbeu në Prizren, sepse kemi menduar dhe vazhdojmë të mendojmë se Skënderbeu i bënë nder Prizrenit si kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Mirëpo, nuk kamë besuar se shtatorja e Skënderbeut bëhet sa për t’u bërë, pa kurrfarë vlere artistike!”, shkruan Berisha.


“Shtatoret që jetësojnë figurat më të mëdha kombëtare, si ajo e Skënderbeut dhe komandant Adem Jasharit që u vendosën në Prizren, nuk duhet të lejohen të bëhen nga “tugjarë” politik, për llogari të politikës ditore, ose ata që i kanë bërë tashmë duhet të japin llogari…”.

“Pushtetarët në Prizren duhet ta dinë se nuk bëhen “patriotë” duke bërë “turr” pas vendosjeve të shtatoreve të heronjve pa asnjë vlere artistike, por duke punuar për shtet dhe vlera të mirëfillta”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHKM) ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit