21.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Policisë së Kosovës do t’i shtohen pesë qen për zbulimin e armëve

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do t`i dorëzojë sot pesë qen Njësisë K9 të Policisë së Kosovës. Ngjarja do të mbahet në Selinë e Policisë së Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.

Përderisa qentë e K9 të Policisë së Kosovës janë të trajnuar në zbulimin e barotit ose armëve të kontaminuara, teknologjitë e reja, duke përdorur materiale jo tradicionale siç janë polimeret, po përdoren gjithnjë e më shumë në prodhimin e armëve të vogla.

Përmes projektit Ndihmë për Luftimin e Trafikimit të Armëve të Paligjshme (CIAT) në Kosovë, të financuar bujarisht nga qeveria gjermane, pesë 5 qen K9 janë prokuruar për Policinë e Kosovës që do të trajnohen nga instruktorët e certifikuar të K9 të PK-së për nuhatjen e polimerit.

Qentë do të jenë një shtesë e shkëlqyeshme për Njësinë K9 pasi që do t’i ndihmojë agjencisë në zbatimin e ligjit në identifikimin efektiv të armëve të paligjshme të trafikuara, veçanërisht ato nga polimeri.

Më Shumë

Kjo është pasuria e ministrit Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Çeku ka një banesë në vlerë 100 mijë...

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 06:40 në fshatin Manastirca, në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit